Lajme nga vendi
MICKOSKI: PROTESTAT E LSM-së ME PRAPAVIJË POLITIKE!
Kryeministri Hristijan Mickoski mbetet në qëndrimin se protestat e organizuara nga LSM-ja kanë prapavijë politike. Sipas tij, Qeveria si punëdhënësi më I madh ka rregulluar obligimet e saj, duke aluduar në marrëveshjen e arritur për rritjen e pagës në administratë.
“Thamë se do të mbështesim cdo zgjidhje që do të arrihet mes punëdhënësve dhe Sindikatave. Por, nuk do të mbështesim udhëheqësa me prapavijë politike. Njri prej tyre që ka protestuar, para disa ditëve, bashkë me mua ka mbajtur press-konferencë duke thënë se është arritur marrëveshje historike”
Derisa mbi 200.000 punëtorë mezi mbijetojnë me paga nën 30.000 denarë, derisa paga minimale nuk I mbulon harxhimet themelore për jetë, Qeveria e Mickoskit planifikon blerjen e avionit të ri. Akuzat vijnë nga LSDM-ja, nga ku thonë se Qeveria ka zgjedhur luksin në vend të ekzistencës së punëtorëve.
“Gruevski blente Mercedes mbi 600.000 euro dhe size nga 60.000 euro me para të qytetarëve. Mickoski mban orë mbi 60 mijë euro ose 150 paga minimale dhe tani dëshiron aeroplan prej qindra milionë euro.. Nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurove, për shkak se Qeveria planifikon blerjen e avionit të ri për Mickoskit, për udhëtime të rej turistike sikurse ai në Davos”
Kohë më parë, Qeveria dhe përfaqësues të Sindikatave u dakorduan për nënshkrimin e marrëveshjeve individuale për një pjesë të punonjësve në administratë për rritje të pagave për cdo vit, kurse deri në vitin 2028 do të rriten në 40% nga shuma e tanishme.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

