Site icon Tetova Expres

MUSLIU – KUNDËR VARDARIT DO TË SHKOJMË TË LUAJMË LOJËN TONË

Të mërkurë në program janë dy ndeshje të javës  së 17-të Ligën e parë të futbollit. Në Shkup përballen Vardari – Arsimi, ndërsa  në Kratovë Sileksi – Bashkimi

 Java  e  17 e  kampionatit  në ligën e parë të futbollit  vazhdon edhe  nesër me  dy ndeshje  laftë të rëndësishme  për të katër klubet respektove, Në Shkup lideri në renditjen e tabelës Vardari  do të përballet me befasinë  më të madhe  në pjesën vjeshtore të kampionatit Arsimin e Çegranit. Në këtë ndeshje dy skuadra  të  cilat kanë zhvilluar përgatitje cilësore në Antalia gjegjësisht Medulin dhe tani pritet të dëshmojnë në fillimin e pjesës pranverore të kampionatit. Pa dyshim se Vardari konsiderohet favorite por nga  Arsimi gjithashtu pretendojnë dëshmojnë  cilësinë e  tyre. Ndihmës trajneri Labinot Musliu tha se përkundër  përgatitjeve shumë cilësore  dhe  disa  prurjeve  qëndrojnë me  këmbë në tokë.

  “Ambiciet tona  dihen do të thotë që nga fillimi i kampionatit nuk ndryshojnë  nga  pozicioni  që ; aktualisht e kemi në tabelë . Qëndrojmë me këmbë në tokë. Mbijetesa , largimi i  balotazhit  gjithashtu. Edhe  pse  them se jemi në pozicion shumë të mirë shumë të volitshëm. Por nuk kemi karakter si staf trajnerësh  dhe si  ekip as  si klub  që të pretendojmë të kemi ambiciet larta dhe pastaj të kemi  probleme me  vetveten. Domethënë qëllimi  jonë është mbijetesa  në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë” deklaroi ndihmës trajneri   Labinot Musliu

Ndihmës trajner  i ekipit  nga Çegrani  Labionit  MUsliu pë ndesjhjen  kundër liderit në  renditjen tabelore, Vardarit  tha  se ne do të luajmë lojën tonë

 Kundër Vardarit  do të shkojmë të luajmë lojën tonë, stilin tonë, futbollin tonë. Të marrim maksimumin  sepse  pavarësisht se Vardari është  në pozicionin e parë ne kemi planin tonë strategjinë tonë , qëllimin tonë dhe  do të shkojmë të tregojmë fytyrën tonë më të mirë të mundshme”  tha Labinot  Musliu

Advertisement
Exit mobile version