Sport
MUSLIU – KUNDËR VARDARIT DO TË SHKOJMË TË LUAJMË LOJËN TONË
Të mërkurë në program janë dy ndeshje të javës së 17-të Ligën e parë të futbollit. Në Shkup përballen Vardari – Arsimi, ndërsa në Kratovë Sileksi – Bashkimi
Java e 17 e kampionatit në ligën e parë të futbollit vazhdon edhe nesër me dy ndeshje laftë të rëndësishme për të katër klubet respektove, Në Shkup lideri në renditjen e tabelës Vardari do të përballet me befasinë më të madhe në pjesën vjeshtore të kampionatit Arsimin e Çegranit. Në këtë ndeshje dy skuadra të cilat kanë zhvilluar përgatitje cilësore në Antalia gjegjësisht Medulin dhe tani pritet të dëshmojnë në fillimin e pjesës pranverore të kampionatit. Pa dyshim se Vardari konsiderohet favorite por nga Arsimi gjithashtu pretendojnë dëshmojnë cilësinë e tyre. Ndihmës trajneri Labinot Musliu tha se përkundër përgatitjeve shumë cilësore dhe disa prurjeve qëndrojnë me këmbë në tokë.
“Ambiciet tona dihen do të thotë që nga fillimi i kampionatit nuk ndryshojnë nga pozicioni që ; aktualisht e kemi në tabelë . Qëndrojmë me këmbë në tokë. Mbijetesa , largimi i balotazhit gjithashtu. Edhe pse them se jemi në pozicion shumë të mirë shumë të volitshëm. Por nuk kemi karakter si staf trajnerësh dhe si ekip as si klub që të pretendojmë të kemi ambiciet larta dhe pastaj të kemi probleme me vetveten. Domethënë qëllimi jonë është mbijetesa në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë” deklaroi ndihmës trajneri Labinot Musliu
Ndihmës trajner i ekipit nga Çegrani Labionit MUsliu pë ndesjhjen kundër liderit në renditjen tabelore, Vardarit tha se ne do të luajmë lojën tonë
“Kundër Vardarit do të shkojmë të luajmë lojën tonë, stilin tonë, futbollin tonë. Të marrim maksimumin sepse pavarësisht se Vardari është në pozicionin e parë ne kemi planin tonë strategjinë tonë , qëllimin tonë dhe do të shkojmë të tregojmë fytyrën tonë më të mirë të mundshme” tha Labinot Musliu
Një ndeshje mjaftë e rëndësishme nesër zhvillohet edhe në Kratovë aty ku skuadra vendase Sileksi do të përballet me Bashkimin e Kumanovës. Dy ekipet pretendojnë se kanë zhvilluar një fazë shumë cilësore të përgatitjeve dhe kanë freskuar radhët e veta me futbollist cilësore. Dhe duke u bazuar në këto fakte prite një lojë cilësore dhe e paparashikueshme
Ndeshjet Vardari – Arsimi luhet të mërkurën me fillim në ora 13:00, ndërsa ndeshja në Kratovë Sileksi – Bashkiimi fillojnë në ora 14:00
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

