Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se kanë nisur kontrollet e të gjitha firmave për prodhimin e kanabisit mjekësor. Sic tha në një press-konferencë duhet të kontrollohen 43 licensa.
“Nga sot nisin kontrollet e jashtëzakonshme, bashkë me MPB-në.Në seancën e fundit të Qeverisë u miratua vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Ndërresorial. Do të udhëhiqet nga MSH-ja. Ishte krijuar në vitin 2017, por nuk gjetëm asnjë raport nga puna e tijedhe pse është një nga më të rëndësishmet që të kemi qasje se cfarë ndodh lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore”
Sipas njoftimeve të fundit të MSH-së, kompetente për dhënien e licensave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoni për momentin ka 43 subjekte juridike që posedojnë leje. Prej tyre, sipas MSH-së, 14 subjekteve juduike u është marrë leja, kurse për 4 të tjerë zhvillohet procedura për marrjen e lejeve për shkak të parregullsive të konstatuara.
