Connect with us

Lajme nga vendi

NISIN KONTROLLET PËR PRODHUESIT E KANABISIT MJEKËSOR!

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se kanë nisur kontrollet e të gjitha firmave për prodhimin e kanabisit mjekësor. Sic tha në një press-konferencë duhet të kontrollohen 43 licensa.

 

“Nga sot nisin kontrollet e jashtëzakonshme, bashkë me MPB-në.Në seancën e fundit të Qeverisë u miratua vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Ndërresorial. Do të udhëhiqet nga MSH-ja. Ishte krijuar në vitin 2017, por nuk gjetëm asnjë raport nga puna e tijedhe pse është një nga më të rëndësishmet që të kemi qasje se cfarë ndodh lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore”

Sipas njoftimeve të fundit të MSH-së, kompetente për dhënien e licensave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoni për momentin ka 43 subjekte juridike që posedojnë leje. Prej tyre, sipas MSH-së, 14 subjekteve juduike u është marrë leja, kurse për 4 të tjerë zhvillohet procedura për marrjen e lejeve për shkak të parregullsive të konstatuara. 

Lajme nga vendi

Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë iniciativën e prokurores, Lençe Ristoska

Published

on

Këshilli i Prokurorëve Publikë e hodhi poshtë unanimisht iniciativën e Prokurores Publike Lençe Ristoska dhe kështu vendosi që Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka ndikuar në pavarësinë e saj dhe, përmes deklaratave publike, po ushtron presion mbi veprimet e saj në rastet “Talir” në të cilat akuzohet partia OBRM-PDUKM.

Siç shpjegoi anëtarja Marijana Ilieska, Komisioni ka përcaktuar se deklaratat dhe sulmet nuk lidhen me veprime specifike që do të vinin në dyshim pavarësinë e prokurores.

“Mungesa e individualizimit përjashton mundësinë e përcaktimit të ndikimit real dhe specifik. Edhe pse këto deklarata nga Kryeministri, ku ai e quan atë një “mediokritet me një matricë politike”, ne besojmë se ato nuk përbëjnë shkelje të integritetit të prokurores publike sepse nuk lidhen me veprime që do të vinin në dyshim pavarësinë e vendimmarrjes së saj”, tha ajo.

Në konkluzionet, të cilin Këshilli e miratoi unanimisht, thuhet se nuk kishte asnjë ndikim të jashtëm në punën e saj, as integriteti i saj profesional nuk ishte i kërcënuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Thaçi kritikon BDI-në dhe liderin Ahmeti “BDI dhe Ahmeti mbi 20 vite në pushtet, zero interes për gjuhën shqipe”

Published

on

Kryetari i Menduh Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim dhe liderit të saj Ali Ahmeti, duke theksuar se pas më shumë se dy dekadash në pushtet, nuk kanë treguar interes real për avancimin e gjuhës shqipe.

Duke folur në kuvendin zgjedhor të Degës Negotinë-Vrapçisht më 28 mars 2026, Thaçi deklaroi se çështja e gjuhës nuk duhet më të jetë temë diskutimi, pasi sipas tij, dështimi institucional është i qartë dhe i vazhdueshëm.

“BDI dhe Ahmeti mbi 20 vite në pushtet, zero interes për gjuhën shqipe – nuk ka pse diskutojmë më”, u shpreh Thaçi para strukturave partiake. (INA)

Shiko videon: https://www.facebook.com/share/r/1CZjwdW4r9/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Jo iniciativa të reja, por zbatim i Ligjit për Gjuhët. Pa zbatim të Ligjit për Gjuhët, çdo “zgjidhje” është mashtrim

Published

on

Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh dhe një përpjekje për të shmangur obligimet që burojnë nga ligji. Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në këto provime nuk është çështje që kërkon zgjidhje të reja, iniciativa të reja apo interpretime të reja, por kërkon vetëm zbatim të ligjit ekzistues. Çdo devijim nga kjo rrugë përbën në thelb shmangie të detyrimeve ligjore dhe degradim të statusit aktual gjuhësor.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është lex specialis dhe si i tillë ai zbatohet drejtpërdrejt dhe ka përparësi në raport me ligjet e tjera. Ky ligj është i qartë, preciz dhe i plotë në situatat që i parasheh, përfshirë edhe përdorimin e gjuhëve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit. Për këtë arsye, çdo iniciativë për harmonizim të ligjeve të tjera me arsyetimin se vetëm pas harmonizimit mund të zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe përbën shkelje të rendit juridik dhe relativizim të një të drejte të garantuar me ligj.

Qëndrimi se problemi zgjidhet përmes harmonizimit të ligjeve për provimin e jurisprudencës, noterisë dhe përmbarimit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, konkretisht me nenin 23 paragrafët 4 dhe 5, të cilat tashmë e rregullojnë qartë përdorimin e gjuhës dhe nuk lënë asnjë hapësirë që kjo e drejtë të kushtëzohet me harmonizim të ligjeve apo me kërkesë nga kandidati. E drejta e përdorimit të gjuhës nuk është favor, por e drejtë e garantuar dhe nuk mund të varet nga procedura shtesë administrative apo interpretime të gabuara.

Problemi real nuk është mungesa e harmonizimit të ligjeve, por mungesa e vullnetit për të zbatuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Propozime të tilla, përfshirë edhe ato të Avokatit të Popullit, në thelb përfaqësojnë ulje të standardit të të drejtave gjuhësore, kurse “eksperti” që i del në mbrojtje këtij qëndrimi sështë asgjë tjetër përpos mercenar për të shkaktuar konfuzion.

Nëse pranohet logjika se e drejta varet nga harmonizimi i ligjeve, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë ndodh nëse ligjet nuk harmonizohen? A do të thotë kjo se qytetarët dhe studentët nuk kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre? Një interpretim i tillë është i papranueshëm dhe në kundërshtim me vetë thelbin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.

Advertisement

Kjo çështje nuk zgjidhet me iniciativa të reja, as me komisione, as me harmonizime të pafundme, por zgjidhet vetëm në një mënyrë: duke zbatuar drejtpërdrejt Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Continue Reading

Më të lexuarat