Lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, ashpër ka reaguar ndaj ligjit të propozuar për arsim të lartë. Ai deklaroi se ligji është katastrofal dhe menjëherë duhet të tërhiqet.
Sipas Filipçes nëse ligji dorëzohet në këtë formë, LSDM-ja do të inicojë debat publik dhe mobilizimin e ekspertëve.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Vlerësoj se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsim të lartë janë katastrofike dhe në vend të progresit së cilësisë, vendoset kontroll qeveritar ndaj universiteteve – një formë e totalitarizmit arsimot. Ligji shkakton diskriminim, cënon autonominë e universiteteve, hap derën e partizimit dhe shkakton padrejtësi sistematike dhe sociale”
Ministria e Arsimit në fillim të shkurtit paralajmëroi reforma gjithëpërfshirëse në arsimin e lartë. Ministrja Vesna Janevska tha se në përgatitjen e ligjit në mënyrë vullnetare kanë marrë pjesë mbi 60 profesorë, institucione, student dhe ekspertë.
Ligji duhet ta zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2018. Parasheh model të f9nancimit me dy komponente, me cka do të shpërblehen universitetet me rezultate më të mira.
Vëmendje të vecantë tërheqin kriteret e reja për titujt akademik. Kandidatët për docent, profesor të rregullt e të çrregullt duhet të publikojnë 6 deri 7 punime shkencore, prej të cilëve gjysma e tyre të publikohen në revista të indeksuara në Ueb of Sciense ose Scopus.
