Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: VMRO-së I KONVENOJNË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME, POR S’KA NEVOJË

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se për momentin nuk sheh nevojë për zgjedhje të të përkohshme parlamentare. Ai shtoi se VMRO-DPMNE-së i konvenon që të ketë zgjedhje në afat sa më të shkurtër për shkak të rezultatit të mirë në zgjedhjet lokale, megjithatë, Mickoski thotë se tani për tani është i fokusuar në zbatimin e reformave pasi që e njëjta gjë kerkohet nga faktori ndërkombëtar dhe nga vetë qytetarët.

“Për të shpërndarë Kuvendin formalisht nevojiten 61 deputetë. Aktualisht nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedat e mia me komunitetin ndërkombëtar, por edhe me qytetarët, pritshmëritë nga kjo Qeveri janë reforma. Dhe ky është fokusi dhe prioriteti kryesor i kësaj Qeverie, reformat dhe realizimi i tyre. Sigurisht që VMRO-DPMNE, si partia më e madhe politike në vend, duhet të sillet me përgjegjësi ndaj qytetarëve, pas zgjedhjeve lokale dhe atij triumfi absolut edhe partisë do t’i konvenonte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, megjithatë prioritet mbetet realizimi i reformave dhe përmirësimi i jetës dhe standardit të qytetarëve”.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka informacione që Fatmir Limani do të krijojë parti politike dhe hodhi poshtë zërat për mosmarrëveshje në koalicionin e tij qeverisës. Mickoski nuk u përgjigj nëse i njëjti do të jetë pjesë e qeverisë në rast se krijon parti politike, por tregoi se koalicioni qeverisës përbëhet nga tre partitë apo koalicionet kryesore!

“Nuk jam i informuar për këtë që po e thoni ju tani. Në lidhje me qeverinë, qeveria funksionon shkëlqyeshëm. Është i përbërë nga tre subjekte koalicionuese. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM”

Përndryshe debati për zgjedhjet e parakohshme po bëhet gjithmonë e më i shpeshtë, sidomos tani kur po paralajmërohen edhe ndryshimet kushtetuese, me qëllim integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. 

Advertisement
Exit mobile version