“Kuqezinjtë” sot në Samsun të Turqisë zhvillojnë ndeshjen e 16 në këtë edicion të garave evropiane . Shkëndija në ndeshjen kthyese synon të përmbysë rezultatin nga dueli i parë në Shkup ku skuadra turke fitoi 0-1. Ndeshja Samsunspor – Shkëndija fillon në ora 18:45
Futbollistët e Shkëndisë mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së kthimit të play offit të UEFA Konferencë Liga.
Futbollistët nuk e fshehin se kundër Samsunsporit në Turqi kërkojnë mrekullinë me përmbysje të negativës 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup.
“Unë mendoj se Samsunspori është skuadër shumë e mirë këtu në Turqi dhe ka shumë kualitet. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë javën e kaluar, nuk bëmë aq sa duhet, por besoj që nesër do të jemi 100% dhe do të japim më të mirën tonë për fitore. Samsunspor ka shumë tifozë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Siç e dimë në futboll, tifozët ndikojnë shumë, por jemi optimist dhe besojmë që mund të dalim me një rezultat pozitiv”.
Po në orën 18:45, Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit zhvillon ndeshjen kthyese kundër NK Celje në Slloveni. NdeshJa e parë në Prishtinë përfundoi me fitoren e skuadrës sllovene 2-3. Edhe gjilanasit shprehen optimist për rezultat pozitiv.
