Connect with us

Sport

SPAHIU: JEMI OPTIMISTË PËR REZULTAT POZITIV KUNDËR SAMSUNSPORTIT!

Published

on

“Kuqezinjtë” sot në Samsun të Turqisë  zhvillojnë  ndeshjen e  16  në këtë  edicion  të garave  evropiane . Shkëndija  në ndeshjen  kthyese  synon të përmbysë  rezultatin nga  dueli i parë  në Shkup ku skuadra turke   fitoi  0-1. Ndeshja  Samsunspor – Shkëndija  fillon në ora  18:45

Futbollistët e Shkëndisë mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së kthimit të play offit të UEFA Konferencë Liga.

Futbollistët nuk e fshehin se kundër Samsunsporit në Turqi kërkojnë mrekullinë me përmbysje të negativës 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup.

Unë mendoj se Samsunspori është skuadër shumë e mirë këtu në Turqi dhe ka shumë kualitet. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë javën e kaluar, nuk bëmë aq sa duhet, por besoj që nesër do të jemi 100% dhe do të japim më të mirën tonë për fitore. Samsunspor ka shumë tifozë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Siç e dimë në futboll, tifozët ndikojnë shumë, por jemi optimist dhe besojmë që mund të dalim me një rezultat pozitiv”.

Po në orën 18:45, Kampioni i Kosovës,  Drita e Gjilanit zhvillon ndeshjen  kthyese kundër NK Celje në Slloveni. NdeshJa e parë  në  Prishtinë përfundoi me  fitoren e  skuadrës sllovene  2-3. Edhe gjilanasit shprehen optimist për rezultat pozitiv.

Advertisement

Sport

VOLEJBOLL: MË 19 PRILL NIS EDICIONI I TRETË “LIGA E VETERANËVE”

Published

on

Kampionati  i volejbollit  për  veterenaë  starton më 19  prill me  turnirin e parë që  organizohet  në Gjevgjeli. Në kampionatin e këtij  viti  do të  garojnë  shtatë ekipe. Shkëndija në xhiron e parë  takohet me  Tetovën.

 Në organizim të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, nga   19 prilli fillon edicioni i tretë i kampionatit të volejbollit për veteranë. 

 Në këtë edicion do të marrin pjesë shtatë ekipe: Gjevgjelia, Shkëndija, Velesi, Skopje, Strumica, Tetova  dhe Prilepi. 

 Garat do të zhvillohen  me sistemin e turnirëve, ndërsa turniri i parë do të zhvillohet më 19  prill në qytetin e  Gjevgjelisë.

 Ekipin e Shkëndisë do ta drejtojnë tandemi i trajnerëve Miftar Ziberi me ndihmësin Latif Halilin të cilët në dispozicion kanë formacionin më të mirë me të gjithë legjendat e këtij  klubi.

Advertisement

 Kapiteni Durim Luma, gjatë një prononcimi për Tv Koha, nuk e fsheh se në këtë edicion do të jenë pretendent për titull.

 ’Këtë vit jemi të mobilizuar edhe më shumë dhe jemi të përforcuar. Kemi një  fond të lojtarëve më të gjerë  në krahasim me  vitin  e kaluar. Kështu që ambiciet  tona  gjithsesi se  janë të luajmë  përsëri në finale por kësaj radhe  besoj  se  do ta  fitojmë  edhe  titullin kampion pasi ne përveç lojtarëve tjerë të cilët kanë marrë pjesë vitin e kaluar. Pra vëllezërit Vela, Zulfi Baftjari,Besim Rexha, Mensur Hamza,  na janë bashkangjitur edhe disa lojtar tjerë  në veçanti Habil Ajet dhe  Naim Abazi që për na do të jenë një mbështetje dhe një përforcim jashtëzakonisht  i madh. Qëllimi është të marrim pjesë pikë së pari dhe pastaj të vinë edhe rezultatet ‘’ deklaroi kapitemi i Shkëndijës Durim Luma

 Kampionati i veteranëve do të zhvillohet  me sistemin e turnirëve, pra në çdo qytet prej nga vijnë ekipet garuese.

‘’ Vendas  të  turnirëve do të jenë  secila  ekip nga  një javë. Shorti bëhet për secilin turnir  veç e veç. Ne tanimë e dimë kënd do ta kemi  kundërshtar në  turnirin e parë, të  dytë dhe të tretë e kështu me radhë deri te i shtati. Turniri i parë mbahet në Gjevgjeli dhe ne për kundërshtarë do ta kemi ekipin e Tetovës që pritet të jetë një derbi i madh kurse turnirin e dytë do të jemi ne nikoqir dhe për kundërshtarë do ta kemi Gjevgjelinë ‘’ tha  kapiteni Durim Luma.

 Në  xhiron e parë më 18 prill në Gjevgjeli  do të  takohen:  Shkëndija – Tetova, Boreci – Skopje  dhe 11 Oktomvri – Gjevgjelia.

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

CHL: ATLETIKO MADRIDI DHE PSZH KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE!

Published

on

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjeve kthyese që u zhvilluan  mbrëmë siguruan kualifikim në gjysmëfinale të UEFA  Ligës së Kampionëve. Sonte mësohen edhe dy ekipet  tjera  gjysmëfinaliste. 

 Dy ndeshje, dy kartona të kuq!

Barcelona pretendon se referët kanë përcaktuar fatin e gjysmëfinalistit në dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit.

“Katalanasit” assesi të pajtohen se edhe pas 11 viteve nuk do të jenë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve.

 Barcelona është eliminuar në mënyrën më të hidhur nga Liga e Kampioneve. Çerekfinalja e kthimit u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të katalanasve ndaj Atletikos, por që nuk mjaftoi për shkak të humbjes 0 me 2 në Barcelonë.

Advertisement

 Në pjesën e dytë, VAR u bë protagonist absolut. Fillimisht anuloi një gol të Torres për Barçën dhe më pas solli kartonin e kuq për Garsian te katalanasit dhe këtu ishte fundi i pretendimeve  të  Barcelonës  për  kualifikim në gjysmëfinale. 

 Në ndeshjen tjetër, mes Liverpulit dhe Paris Saint-Germain edhe në  ndeshjen  kthyese kampioni i Francës  shënoi fitore  0-2  dhe me  rezultatin e përgjithshëm  4-0  siguroi kualifikim në gjysmëfinale . Autor i dy golave ishte Ousmane Dembele i  cili u shpall edhe lojtarë i kësaj ndeshje.

 Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal  dhe Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: DARDISHTA SHËNOI PËR TRE PIKË SUPER TË RËNDËSISHME PËR ARSIMIN

Published

on

Arsimi  në kuadër  të javës së  27-të në  ligën e parë të futbollit vendor  sot   regjistroi  fitoren e dhjetë  sezonale   dhe  tani  me  35  pikë mbanë pozitën e shtë ne  tabelë.  Arsimi  sot  në  stadiumin e  qytetit në Gostivar  mundi  1-0  ekipin e  Pelisterit të Manastirit  me  golin e vetëm që e  shënoi  Dardishta  në  minutën e  44-të  të pjesës së parë  .

 Pelisteri  pas  fitores  kundër  Shkëndijës në Tetovë  dhe  barazimin me  Vardarin në Manastir  shpresonte  se  edhe  nga Gostivari  do të arin  rezultat  pozitiv  por  kjo mbeti  vetëm dëshirë e tyre  pasi  futbollistët e  Arsimit  që drejtohen nga  trajneri  Vildan  Saliju  më tepër donin fitore  duke  ditur  se  me  tre  pikë do të  ndihen më  të motivuar  për ndeshjet e radhës kampionale.  Sot  me fillim në ora  15:30  zhvillohet ndeshja e fundit  e xhiros  së  27-të  mes AP Brera dhe  Makedonija Gj.P

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat