Para 6 viteve më 27 mars 2020, Maqedonia u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo datë mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë më të re të vendit.
Por, 6 vite më pas, në kushte të krizave të luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, a ndjehet më e sigurtë vendi ynë.
U bënë 6 vite prej se Maqedonia e Veriut formalisht u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo temë sërish rikthehet në opinion përmes urimeve partiake, meritave të vjetra dhe përballjeve të reja politike. Përtej mesazheve të politikës ditore cështja që shtrohet sot është shumë më praktike; Duke parë zhvillimet në rajon por edhe lëvizjet gjeopolitike në rrafshin global, Çka realisht fitoi Maqedonia e Veriut me hyrjen në NATO?
Qytetarët për Tv Koha, mbase të zhgënjyer nga situata ekonomike, kishin përgjigje interesante.
“Jemi më mirë, se tani në rast rreziku i kemi shtetet tjera afër me na shpëtuar”
“Mendoj se është më keq. Ka hy në NATO vec me fjalë”
“Mendoj se është më I sigurt si shtet, tutje nuk e di, ekonomikisht dihet si është”
“Shkurt e shqip hiç askund. Nga mërgimi I ardhur këtu, 36 vjet në Evropë, jam bë pishman pse jam kthy”
“Kështu si është duke shkuar, asnjë send, kështu sic është duke shkuar në BE në 2050”
Ndryshe, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, Maqedonia mori ftesë kushtëzuese anëtarësimi, me kusht që ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, që u arrit me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 duke hapur rrugën për përfundimin e procesit të integrimit.
Përcaktimi për integrimin euroatlantik të vendit daton që nga viti 1993 kur Kuvendi I atëhershëm miratoi Rezolutën ku u definuan prioritetet e politikës së jashtme të vendit, anëtarësimi në NATO dhe BE.
