Connect with us

Lajme nga vendi

ANKETË E TV KOHA: GJASHTË VITE NË NATO – SA JEMI TË SIGURTË?!

Published

on

Para 6 viteve më 27 mars 2020, Maqedonia u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo datë mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë më të re të vendit.

Por, 6 vite më pas, në kushte të krizave të luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, a ndjehet më e sigurtë vendi ynë.

U bënë 6 vite prej se Maqedonia e Veriut formalisht u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo temë sërish rikthehet në opinion përmes urimeve partiake, meritave të vjetra dhe përballjeve të reja politike. Përtej mesazheve të politikës ditore cështja që shtrohet sot është shumë më praktike; Duke parë zhvillimet në rajon por edhe lëvizjet gjeopolitike në rrafshin global,  Çka realisht fitoi Maqedonia e Veriut me hyrjen në NATO?

Qytetarët për Tv Koha, mbase të zhgënjyer nga situata ekonomike, kishin përgjigje interesante.

“Jemi më mirë, se tani në rast rreziku i kemi shtetet tjera afër me na shpëtuar”

Advertisement

“Mendoj se është më keq. Ka hy në NATO vec me fjalë”

“Mendoj se është më I sigurt si shtet, tutje nuk e di, ekonomikisht dihet si është”

 “Shkurt e shqip hiç askund. Nga mërgimi I ardhur këtu, 36 vjet në Evropë, jam bë pishman pse jam kthy”

“Kështu si është duke shkuar, asnjë send, kështu sic është duke shkuar në BE në 2050”

Ndryshe, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, Maqedonia mori ftesë kushtëzuese anëtarësimi, me kusht që ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, që u arrit me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 duke hapur rrugën për përfundimin e procesit të integrimit.

Advertisement

Përcaktimi për integrimin euroatlantik të vendit daton që nga viti 1993 kur Kuvendi I atëhershëm miratoi Rezolutën ku u definuan prioritetet e politikës së jashtme të vendit, anëtarësimi në NATO dhe BE.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat