Vazhdojmë të shkruajmë histori …Forca Kosovë!
FINALJA NË SHTËPI…Mposhtim Sllovakinë në Bratisllavë! – Këto kanë qenë reagimet e para të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por, jo vetëm kaq! Federata ka shpërndarë edhe video-materiale nga gëzimi i futbollistëve krejt kjo me mbishkrimet “Une jam shqipe nga Kosovaaaa” dhe “Oooo forca Kosovaaaaa”.
Nuk kishte se si të mungojnë reagimet e politikës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një postim nëpër rrjetet sociale duke uruar Kosovën “Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër” – shkruan Kurti.
Në këtë eufori sportive nuk kanë munguar edhe shakatë.
“Qiti paret Kryeminister Albin Kurti!” – shkruan Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke aluduar në premtimin e Kurtit për 500.000 euro për fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë.
Urimet kanë tejkaluar edhe kufijtë e Kosovës. Nuk kanë munguar urimet nga politika në Maqedoninë e Veriut.
“Vetëm një hap larg. Një ndeshje e ndanë Kosovën larg Botërorit. Forcaa DJEMAA! E pafat Shqipëria, por krenar për mundin e djelmoshave tanë. E provojmë sërish!” – shkruan Bilall Kasami.
“Sot zemra rreh për të dyja: të gëzuar për Kosovën, krenarë për Shqipërinë!” – thuhet në postimin e Ali Ahmetit.
Fitorja e Kosovës në Bratisllavë ka bërë jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Veçojmë një artikull të gazetës spanjolle “Marca” e cila ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e ekipit të Kosovës
Kurse cfarë të themi për mediat serbe, veç se që mbrëmë kanë filluar “ditët e zisë”. Pavarësisht se përdorin termin skandaloz “ e ashtuquajtura Kosovë”, marrëzia e tyre shkon aq larg, sa që kërkojnë nga UEFA që ta diskualifikojë Kosovën, për shkak të, sic thuhet, tifozëve në Bratisllavë.
Po, e përmbyllim me postimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Mirëmëngjes, Kosovë!
Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes – shkruan mes tjerash Ademi.
