Connect with us

Sport

FITORJA E KOSOVËS – “VLOJNË” RRJETET SOCIALE!

Published

on

Vazhdojmë të shkruajmë histori …Forca Kosovë!

FINALJA NË SHTËPI…Mposhtim Sllovakinë në Bratisllavë! – Këto kanë qenë reagimet e para të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, jo vetëm kaq! Federata ka shpërndarë edhe video-materiale nga gëzimi i futbollistëve krejt kjo me mbishkrimet “Une jam shqipe nga Kosovaaaa” dhe  Oooo forca Kosovaaaaa”.

Nuk kishte se si të mungojnë reagimet e politikës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një postim nëpër rrjetet sociale duke uruar Kosovën Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër” – shkruan Kurti.

Advertisement

Në këtë eufori sportive nuk kanë munguar edhe shakatë.

“Qiti paret Kryeminister Albin Kurti!” – shkruan Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke aluduar në premtimin e Kurtit për 500.000 euro për fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë.

Urimet kanë tejkaluar edhe kufijtë e Kosovës. Nuk kanë munguar urimet nga politika në Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm një hap larg. Një ndeshje e ndanë Kosovën larg Botërorit. Forcaa DJEMAA! E pafat Shqipëria, por krenar për mundin e djelmoshave tanë. E provojmë sërish!” – shkruan Bilall Kasami.

“Sot zemra rreh për të dyja: të gëzuar për Kosovën, krenarë për Shqipërinë!” – thuhet në postimin e Ali Ahmetit.

Advertisement

Fitorja e Kosovës në Bratisllavë ka bërë jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Veçojmë një artikull të gazetës spanjolle “Marca” e cila ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e ekipit të Kosovës

Kurse cfarë të themi për mediat serbe, veç se që mbrëmë kanë filluar “ditët e zisë”.  Pavarësisht se përdorin termin skandaloz “ e ashtuquajtura Kosovë”, marrëzia e tyre shkon aq larg, sa që kërkojnë nga UEFA që ta diskualifikojë Kosovën, për shkak të, sic thuhet, tifozëve në Bratisllavë.

Po, e përmbyllim me postimin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Mirëmëngjes, Kosovë!

Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes – shkruan mes tjerash Ademi.

Advertisement

Sport

Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror

Published

on

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.

Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.

Continue Reading

Sport

Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen

Published

on

Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.

Ja si do ndeshen ditën e martë:

Continue Reading

Lajme nga vendi

Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!

Published

on

Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.

Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.

Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.

Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.

Advertisement

Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.

“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.

Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.

Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.

Advertisement

Shihemi në Dablin…

Continue Reading

Më të lexuarat