Site icon Tetova Expres

KORRIDORI 8: SELA IMPLIKON SERBINË, KASAMI I PRERË – KALON NGA STRUGA!

Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Sërbisë

Urdhërin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet – thuhet në reagimin e ASH-së së Ziadin Selës.

Sipas Selës, këtë e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesiq, duke shpërndarë një deklaratë zyrtate të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, në tetor të vitit 2024.

Sela thotë se për këtë skenar kanë alarmuar që nga 10 mars, por, sipas tyre, posedojnë informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin.

Ju bëjmë thirje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin dhe relativizojnë planet e Vuçiçit kundër shqiptarëve, të mos defokusojnë me akuza të politikës ditore, por urgjentisht të bllokojnë këto projekte ogurzeza të Botës sërbe ose të paktën të distancohen nga kjo Qeveri! – thuhet në reagimin e partisë së Selës.

Advertisement

Korridori 8 do të kalojë nga Struga – u shpreh mbrëmë i prerë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, gjatë një interviste për Alsat. Duhet të bëjmë distinkcion të qartë në mes zgjidhjes teknike, dhe projektit si interes strategjik I vendit që lidh disa vende të NATO-së dhe BE-së, është shprehur Kasami, duke potencuar se Korridori 8 është ndër korridoret më të rëndësishme të vendeve pan-evropiane, pjesë e të cilit do të jetë edhe Maqedonia e Veriut.

“Është çështje të cilën na e ka lënë si problem qeveria paraprake. Se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk e ka thënë as kryeministri. Ky korridor lidh shqiptarët e Maqedonisë me ata të Shqipërisë, por përskaj kësaj ky është projekt I rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sa është I rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, aq I rëndësishëm është edhe për Maqedoninë”, tha mes tjerash Kasami.

Ndërkohë, Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolovski, deklaroi se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për shkak të lëshimeve të bëra në projeksionet gjatë kohës së qeverisë së mëparshme.

Krahas për Korridorin 8, ka patur edhe 7 rekomandime tjera nga UNESCO për Maqedoninë. Bëhet fjalë për shkelje të evidentuara në rajonin e Ohrit me ndërtime të egra e të jashtëligjshme në zonat e mbrojtura.

Advertisement
Exit mobile version