Lajme nga vendi
KORRIDORI 8: SELA IMPLIKON SERBINË, KASAMI I PRERË – KALON NGA STRUGA!
Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Sërbisë
Urdhërin për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet – thuhet në reagimin e ASH-së së Ziadin Selës.
Sipas Selës, këtë e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Sërbisë, Goran Vesiq, duke shpërndarë një deklaratë zyrtate të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, në tetor të vitit 2024.
Sela thotë se për këtë skenar kanë alarmuar që nga 10 mars, por, sipas tyre, posedojnë informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin.
Ju bëjmë thirje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin dhe relativizojnë planet e Vuçiçit kundër shqiptarëve, të mos defokusojnë me akuza të politikës ditore, por urgjentisht të bllokojnë këto projekte ogurzeza të Botës sërbe ose të paktën të distancohen nga kjo Qeveri! – thuhet në reagimin e partisë së Selës.
Korridori 8 do të kalojë nga Struga – u shpreh mbrëmë i prerë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, gjatë një interviste për Alsat. Duhet të bëjmë distinkcion të qartë në mes zgjidhjes teknike, dhe projektit si interes strategjik I vendit që lidh disa vende të NATO-së dhe BE-së, është shprehur Kasami, duke potencuar se Korridori 8 është ndër korridoret më të rëndësishme të vendeve pan-evropiane, pjesë e të cilit do të jetë edhe Maqedonia e Veriut.
“Është çështje të cilën na e ka lënë si problem qeveria paraprake. Se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk e ka thënë as kryeministri. Ky korridor lidh shqiptarët e Maqedonisë me ata të Shqipërisë, por përskaj kësaj ky është projekt I rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sa është I rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, aq I rëndësishëm është edhe për Maqedoninë”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërkohë, Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolovski, deklaroi se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për shkak të lëshimeve të bëra në projeksionet gjatë kohës së qeverisë së mëparshme.
Krahas për Korridorin 8, ka patur edhe 7 rekomandime tjera nga UNESCO për Maqedoninë. Bëhet fjalë për shkelje të evidentuara në rajonin e Ohrit me ndërtime të egra e të jashtëligjshme në zonat e mbrojtura.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

