Lajme nga vendi
Janevska: Kemi bërë mjaftë ndryshime në Ligjin për Arsim të Lartë, janë vendosur në ENER
Kemi bërë mjaftë ndryshime në Ligjin për Arsim të Lartë, për çka konsideruam se janë propozuar në mënyrë korrekte dhe se do ta përmirësojnë tekstin e ligjit, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Me këtë rast, Ministrja theksoi se Ligji për Arsim të Lartë dhe Ligji për Shkencë janë vendosur dje në ENER, ndërsa Ligji për cilësi do të vendoset gjatë ditës.
“Për shembull, pranuam uljen e numrit të punimeve për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve. Ulëm një anëtar nga Qeveria, edhe pse nuk nevojitej, edhe pse nuk pajtohemi që kjo shkel autonominë e Këshillit të Universitetit. Përveç kësaj, bëmë edhe shumë ndryshime të tjera në aspektin e kritereve, për shembull, pranuam për shkencat shoqërore dhe humane, siç kërkuan mësuesit, që baza e të dhënave ‘Scopus’ të jetë relevante, nuk e përjashtuam ‘Web of science’, por ata insistuan të jetë ‘Scopus’. Do të jetë ‘Scopus’. Përveç kësaj, Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë do të përpunojë një bazë tjetër të revistave që do të vlerësohet edhe gjatë zgjedhjeve. Pra, gjithçka që e konsideruam të drejtë dhe jo dashakeqe është pranuar dhe në këtë moment mësuesit kanë mundësinë ta shohin. Bëmë të njëjtën gjë edhe në Ligjin për shkencën dhe mendoj se sot do të jetë, ndoshta pak më vonë pas një ore edhe Ligji për cilësinë në arsimin e lartë. Të gjithë palët e interesuara do të jenë në gjendje ta shqyrtojnë përsëri ligjin”, u përgjigj ministrja, e cila ishte në inspektim të punimeve të ndërtimit të një palestre të re sportive në komunën Kisella Vodë.
Nëse ka ndonjë vërejtje drastike, që do ta pranonim, siç tha Janevska, këtë edhe do ta bëjnë, e pastaj Ligji do të shkojë në procedurë qeveritare.
Janevska foli edhe për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme ku sot është hapur konkursi për regjistrim. Ministrja tha se edhe këtë vit, stimulojnë shkollimin profesional, me qëllim që të mbushen zbrazëtirat në tregun e punës.
“Këtë vit kemi rreth 25,000 nxënës, që duhet të hyjnë në shkollimin e mesëm. Nga këto, është paraparë që rreth 17,000 të jenë në shkollat e mesme profesionale, shkollimi dual gjithashtu do të jetë në fokus. Deri tani kemi nënshkruar marrëveshje me mbi 800 kompani dhe vazhdojmë ta stimulojmë shkollimin e mesëm profesional, që t’i mbushim zbrazëtirat e tregut të punës, ose atë për të cilën kanë nevojë kompanitë që të përmirësohet prodhimi”, tha Jenavksa.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

