Site icon Tetova Expres

KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!

Java e 25-të  e kampionatit  në Ligën e Parë të  futbollit vendor vazhdon nesër me  dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa  në Kratovë  Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.

 Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.

 Dy ekipet akoma nuk kanë  të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.

 Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin  maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.

 ’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe  disa  lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit  domethënë  s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe  besimi  është në nivel shumë të lartë. Dhe  besoj se kemi marrë masat  e duhura  për  t`u  përgatit në mënyrë sa më dinjitoze  në ndeshjen kundër  Brerës. Ne  vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje  për  ne  do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar  Brera apo  dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë  do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur  nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju

Advertisement

 Nesër zhvillohet edhe ndeshja  mes  Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e  është favorite  absolute.

Të  dyja ndeshjet e javës së 25-të  në  Strumicë dhe Kratovë që luhen  nesër fillojnë në ora 15:30.

Shaban Sinani – TV KOHA

Exit mobile version