Connect with us

Lajme nga vendi

KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!

Published

on

Java e 25-të  e kampionatit  në Ligën e Parë të  futbollit vendor vazhdon nesër me  dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa  në Kratovë  Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.

 Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.

 Dy ekipet akoma nuk kanë  të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.

 Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin  maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.

 ‘’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe  disa  lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit  domethënë  s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe  besimi  është në nivel shumë të lartë. Dhe  besoj se kemi marrë masat  e duhura  për  t`u  përgatit në mënyrë sa më dinjitoze  në ndeshjen kundër  Brerës. Ne  vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje  për  ne  do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar  Brera apo  dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë  do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur  nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju

Advertisement

 Nesër zhvillohet edhe ndeshja  mes  Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e  është favorite  absolute.

Të  dyja ndeshjet e javës së 25-të  në  Strumicë dhe Kratovë që luhen  nesër fillojnë në ora 15:30.

Shaban Sinani – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat