Java e 23-të e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor sjell dy përballje të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për rrjedhën e këtij kampionati. Në Autkomandë takohen Skopje – Bregallnica, ndërsa në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës – Teteksi.
Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të.
Zhvillohen dy ndeshje derbi që mund të jenë edhe vendimtare për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.
Kryendeshja e kësaj jave padyshim është dueli në Autokomandë ku përballen dy ekipet pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor, ku lideri aktual Skopje takohet me Bregallnicën e Shtipit.
Një ndeshje tjetër shumë rëndësishme zhvillohet edhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg aty ku Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Teteksit të Tetovës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër në orën 15:30 takohen: Shkëndija (H) – Teteksi, Bellasica – Osogova, Slloga Vinicë – Pobeda, Detonit Plaçkovica- Kozhufi, Golemo Konjare – Vardari Negotinë, Skopje – Bregallnica dhe Prespa – Kamenica Sasa, ndërsa ndeshja Ohri – Novaci, fillon në ora 13:30.
Skopje, Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës janë në katër vendet e para, kurse dallimi mes tyre është një pikë.
Në 8 xhirot e mbetura të Ligës së Dytë, cdo ndeshje për këto skuadra do të jetë një finale.
