Sport
LIGA E DYTË: HASANBEGU DHE AUTOKOMANDA NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 23-të e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor sjell dy përballje të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për rrjedhën e këtij kampionati. Në Autkomandë takohen Skopje – Bregallnica, ndërsa në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës – Teteksi.
Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të.
Zhvillohen dy ndeshje derbi që mund të jenë edhe vendimtare për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.
Kryendeshja e kësaj jave padyshim është dueli në Autokomandë ku përballen dy ekipet pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor, ku lideri aktual Skopje takohet me Bregallnicën e Shtipit.
Një ndeshje tjetër shumë rëndësishme zhvillohet edhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg aty ku Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Teteksit të Tetovës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër në orën 15:30 takohen: Shkëndija (H) – Teteksi, Bellasica – Osogova, Slloga Vinicë – Pobeda, Detonit Plaçkovica- Kozhufi, Golemo Konjare – Vardari Negotinë, Skopje – Bregallnica dhe Prespa – Kamenica Sasa, ndërsa ndeshja Ohri – Novaci, fillon në ora 13:30.
Skopje, Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës janë në katër vendet e para, kurse dallimi mes tyre është një pikë.
Në 8 xhirot e mbetura të Ligës së Dytë, cdo ndeshje për këto skuadra do të jetë një finale.
Sport
IMRAN FETAI: KUNDËR PELISTERIT PËR FITOREN E RADHËS!
Java e 25-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vazhdon edhe nesr me dy ndeshje që zhvillohen në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe në Shkup ndeshja Vardari – Makedonija Gj.P.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi është nikoqire e Pelisterit të Manastirit ku pritet të vazhdojë rrugëtimin e sukseseve për mbrojtjen e titullit kampion.
Por në këtë përballje Shkëndija do të jetë e hendikepuar pa mesfushorin Reshat Ramadanin i cili në ndeshjen miqësore Irlandë – Maqedoni e Veriut, ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit.
Shkëndija sot paradite zhvilloi seancën efundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, ndërsa futbollisti i mbrojtjes Imran Fetai, që pati një super-ndeshje debutuese për përfaqësuesuen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë, para gazetarëve tha se ekipi është maksimalisht i motivuar dhe i fokusuar për suksesin e radhës
‘’Atmosfera është shumë e mirë, shumë pozitive, jemi të fokusuar në maksimum që nesër t`i marrim tre pikë . Por duhet të kemi kujdes sepse këto ndeshje dinë të jenë edhe ndeshje të vështira dhe të rrezikshme . Por ne jemi në fokus qind për qind shkojmë për fitore nesër’’ deklaroi futbollit Imran Fetai
Duke e komentuar përballjen e para disa javëve me Pelisterin që u zhvillua në Tetovë, futbollisti kuqe zi tha se tani jemi qind për qind të fokusuar për t`i fituar pikët.
‘’Normal siç thash është e fokusuar për shkak të ndeshjes së fundit që e kishim me Pelisterin, ku ndoshta nuk na shkoi ashtu siç duhet bash mirë . Për atë jemi të fokusuar qind për qind dhe shkojmë për tre pikë’’ tha Fetai
Ndeshja Shkëndija – Pelisteri luhet nesër me fillim në ora 13:30, ndërsa po nesër, por me fillim në ora 15:30 në Shkup zhvillohet edhe ndeshja Vardari – Makedoniaj Gj.P.
Sport
LIGA E TRETË PERËNDIM: FUNDJAVA ME NDESHJE TËRHEQËSE
Ndeshjet Xhepçishti – Kamjani dhe Napredoku – Vëllazërimi janë dy takimet më tërheqëse në javën e 16-të në Ligën e Tretë – Grupi Perëndim që zhvillohen këtë fundjavë.
Kampionati në Ligën e tretë në Grupin Perëndim vazhdon edhe këtë fundjavë sipas orarit të paraparë nga organet e kësaj lige.
Derbi e kësaj jave është ndeshja mes KF Xhepçishtit dhe liderit në renditjen e tabelës KF Kamjani.
Por një duel tjetër interesant zhvillohet edhe stadiumin e qytetit të Kërçovës ku përballen dy skuadrat kërçovare Napredoku dhe Vëllazërimi, dy ekipet pretendente për kreun e tabelës.
Në javën e 16-të, takohen: Reçica – Drita, Renova – Luboteni Xhepçishti – Kamjani, Napredoku – Vëllazërimi dhe Vardari – Dobroshti.
Sport
ZYRTARE: FRANCA MERR KREUN NË RENDITJEN E FIFA-s
Federata Botërore e Futbollit FIFA sot zyrtarisht ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin Mars. Renditjen e vendeve e kryeson Franca para Spanjës dhe Argjentinës. Kosova ngjitet një vend më lartë ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zbresin për një vend më poshtë
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka rënë me një vend në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar sot, duke u renditur vendin e 67-të.
Maqedonia e Veriut ishte në pozitën e 66-të në renditjen e muajit të kaluar të futbollin botëror , por sukseset e fundit të Bosnja e Hercegovinës me kualifikimin në Botërorin 2026, është ngjitur për gjashtë vende më lartë duke e tejkaluar edhe Maqedoninë e Veriut.
Kosova ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s, duke fituar një pozicion pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Renditja e re është publikuar të mërkurën “Dardanët” tashmë renditen në vendin e 78-të në botë.
Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie të lehtë, duke humbur një vend dhe duke zbritur në pozitën e 64-të në klasifikim.
Renditjen e FIFA-s tanimë e kryeson Franca, para Spanjës në pozitën e dytë dhe Argjentinës në vendin e tretë . Anglia është në pozitën e katërt dhe Portugalia në të pestën.
Në Top 10 kombëtaret më të mira janë edhe Brazili, Holanda, Maroko , Belgjika dhe Gjermania.
Kroacia është e 11-ta ndërsa Italia tani ka zbritur në pozitën e 12-të.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

