Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: REALI–BAYERNI FINALE PARA FINALES

Sonte  me fillim në orën  21:00m në Madrid  dhe Lisbonë zhvilohen ndeshjet e  para  çerekfinale  të UEFA Liga e Kampioneve  takohen Reali – Bajerni dhe  Sporting – Arsenali

 Sonte  rikthen  garat   në  Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje çerekfinale.Real Madrid që përballet me Bayern Munih, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave. Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.

Ndeshja Real Madrid-Bayern Mynih, e cila zhvillohet sonte  n; or;n 21:00 në “Bernabeu”, do të jetë rasti kur numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe presidenti i klubit madrilen do të bëjnë “paqe” publikisht, së bashku  edhe me  presidentin e Federatës spanjolle të futbollit Rafael Louzán, 

 Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali. Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.

Advertisement

Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve .

Të dyja këto takime, do të luhen mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00.

Dy  ndeshjet  tjera  çerek finale Barcelona  – Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli  do të zhvillohen nesër mbrëma  me  fillim në ora  21:00

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version