Connect with us

Sport

CHAMPIONS: REALI–BAYERNI FINALE PARA FINALES

Published

on

Sonte  me fillim në orën  21:00m në Madrid  dhe Lisbonë zhvilohen ndeshjet e  para  çerekfinale  të UEFA Liga e Kampioneve  takohen Reali – Bajerni dhe  Sporting – Arsenali

 Sonte  rikthen  garat   në  Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje çerekfinale.Real Madrid që përballet me Bayern Munih, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave. Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.

Ndeshja Real Madrid-Bayern Mynih, e cila zhvillohet sonte  n; or;n 21:00 në “Bernabeu”, do të jetë rasti kur numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe presidenti i klubit madrilen do të bëjnë “paqe” publikisht, së bashku  edhe me  presidentin e Federatës spanjolle të futbollit Rafael Louzán, 

 Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali. Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.

Advertisement

Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve .

Të dyja këto takime, do të luhen mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00.

Dy  ndeshjet  tjera  çerek finale Barcelona  – Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli  do të zhvillohen nesër mbrëma  me  fillim në ora  21:00

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

LIGA TRETË PERËNDIM: KRYESON KAMJANI E NDJEKUR NGA VËLLAZËRIMI

Published

on

 Kampionati në Ligën e tretë Perëndim  ka vazhduar me ndeshjet e  xhiros  së  16-të ku skuadrat vendase kanë regjistruar dy fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me  barazim, ndërsa  në  një ndeshje fitues ka dal ekipi mysafir

 Pas ndeshjeve të  xhiro s ë  16-të tabelën e kryeson Kamjani  me 37 pikë dhe një ndeshje më pak, para  Vëllazërimit  që ka 35 pikë dhe  Xhepçishtti në pozitën e tretë me  37 pikë.

Derbi mes dy skuadrave  kërçovare Napredoku – Vëllazërimi ka  përfunduar me fitoren e sigurt  të ekipit mysafirë në  0-3  me çka edhe mbetet në  garë për kreun e tabelës me  dy pikë më pak se kryesuesi Kamjani.  Ndeshja mes Xhepçishtit dhe Kamjanit  ka përfunduar me  barazim 3-3. Me  pikën e fituar në transfertë  ekipi  nga  Kamjani  vazhdon  e vetmuar të kryeson tabelën  tani me  37  pikë. Fitore të  sigurta  kanë regjistruar Vardari  i Bërvenicës kundër Dobroshtit  5-2 , ndërsa me të njëjtin rezultat Reçica ka mundur Dritën e Bogovinës

Rezultatet e javës së  16-të: Xhepçishti – Kamjani 3-3,  Vardari – Dobroshti  5-2,  Renova – Luboteni  2-2.  Reçica – Drita  5-2 dhe Napredoku – Vëllazërimi  0-3

 

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

ZEJNULLAI: S`KA NDESHJE TË LEHTA NË FUTBOLLIN MODERN!

Published

on

Nesër në terrenin e kompleksit të FFM-së në Shkup me  fillim në ora  15:30 zhvillohet ndeshja  e  xhiros së 26-të mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa në Manastir me  fillim në ora  20>00, takohen Pelisteri – Vardari

Përballja e xhiros së 26-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në terrenin e Kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Në  pritje  të  kësaj ndeshje, Shkwndija ka  punuar në aspektin kthimit të  atmosferës pozitive pas dështimit në përballjen me Pelisterin në Tetovë.

Në pritje të ndeshjes së nesërme futbollisti Arbin Zejnullai theksoi  se disfata me Pelisterin ka dëshpëruar të gjithë, por tani duhet shikuar në ndeshjet e radhës

Të them të drejtën, ajo ndeshje na dëshpëroi të gjithëve, si ne ashtu edhe tifozët, pasi nuk u desh t’i lënim ato pikë. Por tani duhet të jemi vetëkritikë dhe të marrim përgjegjësi. E mira e kësaj situate është se kemi ndeshje sërish pas tre ditëve, çka na jep mundësinë të përmirësojmë gabimin që bëmë dhe të kthehemi te fitorja.” Deklari  futbollisti Arbin Zejnullai

Advertisement

Për kundërshtarin e radhës, Rabotniçkin në Shkup, Zejnullai thotw se në  futbollin modern nuk ka  ndeshje të lehta.

 “Nuk ka ndeshje të lehta në futbollin modern. Rabotniçki vjen nga një seri e mirë, por kush e do fitoren më shumë dhe kush mundohet më tepër në fushë, ai e merr rezultatin. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të përqendruar maksimalisht. Nëse japim 100%-shin tonë, duke pasur parasysh cilësinë që kemi, Shkëndija nuk do të ketë probleme për ta fituar ndeshjen.”

Po nesër me fillim në orën  20:00, në Manastir do të zhvillohet ndeshja  mes Pelisterit dhe Vardarit.

Dy takimet e fundit të javës së 26 do të zhvillohen  të enjten po me  fillim në ora  15:30  do të përballen Makedonija Gj.P – Arsimi dhe Shkupi – Struga Trim Lum.

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN DY TAKIMET E PARA TË JAVËS SË 26-të

Published

on

Kampionati në  Ligën e parë të  futbollit vazhdon   me  javën e  26-të  që në program janë  gjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte. Sipari i kësaj  jave hapet nesër me dy  ndeshje që fillojnë në ora 15:30 me dhe atë: Tikveshi – Sileksi dhe Bashkimi – AP Brera. Dy takimet tjera  zhvillohen edhe të mërkurën me takimet Shkup dhe Manastrir  ku përballen Rabotniçki – Shkëndija dhe Pelisteri – Vardari. Java e 26  mbyllet me dy takimet që do të përballen të enjten mes Makedonija  Gj.P – Arsimi  dhe Shkupi – Struga Trim Lum

 E martë:

Tikveshi – Sileksi                në ora  15:30

Bashkimi – AP Brera        në ora  15:30

 

Advertisement

E mërkurë:

Pelisteri  – Vardari             në ora  20:00

Rabotniçki – Shkëndija    në ora  15:30

 

E enjte:

Advertisement

Makedonija Gj.P – Arsimi     në ora  15:30

Shkupi – Struga Trim Lum     në ora  15:30

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat