Policia njofton se janë privuar nga liria tre personat të cilët dje në afërsi të varrezave në Butel sulmuan dhe plagosën dy të punësuar në SH.A. “Butel”, përcjell TV21. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person dhe dy djemtë e tij, të cilët sipas raportimit të të punësuarve, ishin të njohur për vjedhje.
Në lidhje me: Sulm pranë varrezave në Butel! Dy punonjës të plagosur me armë gazi dhe thikë
“Më 07.04.2026, në orën 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave të Butelit, kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), të punësuar në SH.A. “Butel”, duke përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (grusht metali dhe thikë). Si pasojë, E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naumi i Ohrit”. Sipas denoncimit, të punësuarit i kishin vërejtur personat pranë një varri dhe, duke qenë se i njihnin më parë si autorë të veprave penale “vjedhje të rënda”, i kishin paralajmëruar se do të thërrisnin policinë, pas çka janë sulmuar. Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
