Connect with us

Lajme nga vendi

Plagosjet në Butel, arrestohet një burrë dhe dy djemtë e tij

Published

on

Policia njofton se janë privuar nga liria tre personat të cilët dje në afërsi të varrezave në Butel sulmuan dhe plagosën dy të punësuar në SH.A. “Butel”, përcjell TV21. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person dhe dy djemtë e tij, të cilët sipas raportimit të të punësuarve, ishin të njohur për vjedhje.

Në lidhje me: Sulm pranë varrezave në Butel! Dy punonjës të plagosur me armë gazi dhe thikë

“Më 07.04.2026, në orën 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave të Butelit, kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), të punësuar në SH.A. “Butel”, duke përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (grusht metali dhe thikë). Si pasojë, E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naumi i Ohrit”. Sipas denoncimit, të punësuarit i kishin vërejtur personat pranë një varri dhe, duke qenë se i njihnin më parë si autorë të veprave penale “vjedhje të rënda”, i kishin paralajmëruar se do të thërrisnin policinë, pas çka janë sulmuar. Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lajme nga vendi

Fund keqpërdorimeve etnike: Ligji i ri vendos standarde të qarta për përfaqësim të drejtë

Published

on

Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat shënon moment të rëndësishëm për rikthimin e drejtësisë dhe barazisë reale në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për vite me radhë, parimi i përfaqësimit të drejtë është keqpërdorur dhe deformuar përmes mekanizmave të paqarta, duke u shndërruar në instrument të kalkulimeve të politikës ditore.

I ashtuquajturi “balancues”, i cili duhej të ishte mjet që garanton barazi, në praktikë u kthye në mekanizëm me zbrazëti të mëdha juridike që lejonte manipulime, interpretime selektive dhe punësime të motivuara nga interesa të ngushta partiake. Kjo periudhë ka lënë pasoja të dukshme në administratë dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Ligji i ri i vendos fund kësaj praktike. Ai mbyll zbrazëtitë juridike që për vite janë shfrytëzuar për qëllime të politikës ditore dhe vendos kornizë të qartë, të detyrueshme dhe transparente për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Për herë të parë, ky parim institucionalizohet me mekanizma konkretë që e bëjnë të pamundur manipulimin dhe keqpërdorimin e tij.

Ky është rezultat i angazhimi të gjatë dhe këmbëngulës për ta kthyer përfaqësimin e drejtë nga një slogan politik në një standard të vërtetë ligjor dhe institucional. Përmes punës së vazhdueshme dhe vullnetit të palëkundur për reforma reale, u bë e mundur që ky ligj të mos mbetet vetëm premtim politik, por të shndërrohet në realitet.

Miratimi i këtij ligji është hap i madh drejt ndërtimit të institucioneve që reflektojnë realisht përbërjen e shoqërisë dhe që funksionojnë mbi bazën e drejtësisë dhe barazisë. Ai i jep fund praktikave të vjetra të manipulimit dhe hap rrugën për administratë më të drejtë, më profesionale dhe më të besueshme për qytetarët.

Advertisement

Ky është vetëm fillimi. Zbatimi i plotë dhe i pakompromis i këtij ligji do të jetë prova e vërtetë se epoka e keqpërdorimeve dhe manipulimeve me përfaqësimin adekuat i përket së kaluarës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hyrja e 10 tonëve lëkurë qengji nga Shqipëria bllokohet për shkak të rrezikut nga murtaja

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se veterinerët zyrtarë në pikën kufitare të Qafasanit refuzuan një ngarkesë prej mbi 10 tonësh lëkurë qengji me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e cila duhej të kalonte tranzit nëpër vend.

Dërgesa u kthye në përputhje me masat parandaluese për t’u mbrojtur nga përhapja e murtajës tek kafshët e vogla ripërtypëse, e cila është e pranishme në Shqipëri.
AHV deklaron se ky vendim ka parandaluar një rrezik të mundshëm shëndetësor dhe ka konfirmuar rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë ushqimore dhe prodhimit vendas

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Maqedonia shtet kartoni”, Karamuço i ashpër: Bie për 24 orë pa shqiptarët (VIDEO)

Published

on

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth provimit të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Në një paraqitje në Euronews Albania ai ka bërë deklarata të forta ndaj shtetit maqedonas, duke ngritur shqetësime serioze për funksionimin institucional dhe trajtimin e shqiptarëve.

Karamuço theksoi se pa shqiptarët, shteti do të ishte i paqëndrueshëm, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe të papranueshme. (INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat