Site icon Tetova Expres

DEKLARATA E PETER MAGJAR – FATI I GRUEVSKIT PËRPLAS LSDM-në DHE VMRO-DPMNE-në!

Çështja për ekstradimin eventual të Gruevskit sërish po aktualizohet pas disfatës zgjedhore të Viktor Orbanit në Hungari, qeveria e të cilit i në vitin 2018 i dha azil ish-Kryeministrit.

Njëkohësisht, Peter Magjar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari, i cili duhet ta formojë Qeverinë, theksoi në një press-konferencë se Hungaria nuk do të jetë strehë e kriminelëve duke përmendur edhe Gruevskin.

PETER MAGJAR – Fitues i zgjedhjeve në Hungari

“Hungaria nuk do të jetë strehë e kriminelëve ndërkombëtar. Kjo nuk vlen vetëm për ta, por edhe për Nikola Gruevskin, ish-Kryeministrin e Maqedonisë, i cili gjithashtu është I dënuar”

Ndërkaq, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një press-konference ka parashtruar një sërë pyetjesh për të ardhmen e ish-Kryeministrit Gruevski, pas ndryshimeve politike në Hungari.

Advertisement

Ai duke përshëndetur mesazhet e qeverisë së re hungareze, ka parashtruar pyetje të drejtpërdrejta për Qeverinë aktuale në vend.

VENKO FILIPÇE – LSDM

“Shtrojmë pyetjen, a ka kërkesë për ekstradim nga Qeveria VMRO-ZNAM për kthimin e Gruevskit? Nëse nuk ka, përse nuk ka? Dhe nëse nuk ka, a do të dorëzojnë sot kërkesë për ekstradim? Shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë Gruevski tashmë kur nuk ka mbrojtës në Budapest? A do të arratiset në Rusi ose në ndonjë vend tjetër apo do të kthehet ta vuajë dënimin”

Ndërkohë, Kryeministri Mickoski sot ka komentuar zhvillimet politike në Hungari dhe është prononcuar për ekstradimin eventual të Gruevskit.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

Advertisement

“Lidhur me politikat specifike me ish-Kryeministrin Gruevski, ato janë vendime të qeverisë hungareze. Siç jam i njoftuar, ekstradimi është kërkuar që në vitin 2018, kurse është refuzuar më 2019 dhe komente shtesë duhet të kërkohen në Ministria e Drejtësisë. Unë nuk jam Ministër i Drejtësisë, unë jam Kryeministër”

Ish-Kryeministri Gruevski u arratis nga Maqedonia në nëntor të vitit 2018, kur duhej të vuajë dënimin me burg për rastin “Tanku” që kishte të bënte me Mercedesin luksoz, rast i cili u hap nga ish-Prokuroria Speciale Publike.

Hungaria disa herë kishte refuzuar ekstradimin për shkak të statusit të azilit politik.

Sipas mediave për të mbërritur në Hungari kishte kaluar tre shtete – Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Më 13 nëntor 2018 përmes një statusi në Facebook njoftoi se gjendet në Budapest ku ka kërkuar azil politik.

Advertisement

Para disa viteve Gruevski u fut edhe në “listën e zezë” të SHBA-së.

Exit mobile version