Më 16.04.2026, në orën 23:15, në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin V.N. (39) nga Gostivari, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur e bardhë. Më vonë, më 17.04.2026, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Më 17.04.2026, në orën 14:20, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin A.A. (43) nga fshati Shipkovicë е Tetovës, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..Më 16.04.2026, në orën 11:30, në SPB Tetovë, një person 54-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga personi A.G. nga Tetova. Sipas denoncimit, gjatë muajit tetor të vitit 2025, A.G. ka blerë prej tij një automjet “Audi” për çmimin e dakorduar prej 8.500 eurosh, me premtimin se do ta paguante deri në dhjetor. Siç është denoncuar, më pas ai e ka shtyrë pagesën me pretekste të ndryshme, pas së cilës i ka dorëzuar një automjet tjetër “Jaguar” si zëvendësim, të cilin më vonë e ka marrë për riparim të pretenduar dhe nuk e ka kthyer më. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Më 16.04.2026, në orën 13:45, në rrugën “Fazaneria” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin I.H. (56) nga Gostivari, pasi që ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…….Më 16.04.2026, në orën 15:30, në DPB Gostivar, një person 56-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar nga A.S. nga fshati Haraçinë e Shkupit, për një shumë prej 5.000 eurosh. Sipas denoncimit, përmes rrjeteve sociale ai ka rënë në kontakt me personin dhe është vënë në lajthitje për shitblerjen e një tufe delesh, me ç’rast përmes një ndërmjetësi i ka paguar të denoncuarit 5.000 euro si kapar. Pas marrjes së parave, i denoncuari ka ndërprerë kontaktet dhe ka fikur telefonin, pas së cilës personi ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…….Më 16.04.2026, në orën 18:10, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë shoqëruar personin A.M. (52) nga Shqipëria. Gjatë kontrollit në një bastore sportive në Tetovë, është kryer identifikimi i A.M. dhe është konstatuar se ai ka qëndrim të padeklaruar në shtet. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
…….Më 16.04.2026, në orën 18:50, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin personin A.R. (29) nga fshati Llërc e Tetovës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve është konstatuar se e ka drejtuar mjetin me shpejtësi 63 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 50 kilometra në orë. Kur e kanë njoftuar se do t’i shqiptohet urdhërpagesë për kundërvajtje, ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë dhe është privuar nga liria. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
…..Më 16.04.2026, në orën 23:00, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin K.XH. (62) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, pasi që ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj kalimtarëve të rastit. Gjatë verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2,08 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……..Më 16.04.2026, në orën 23:10, në SPB Tetovë është denoncuar se para kazermës “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë, disa persona kanë varur flamurin e një shteti të huaj në rrethimin mbrojtës dhe kanë filmuar me celularë. Pas ndërhyrjes së personit përgjegjës të objektit, personat e kanë hequr flamurin dhe janë larguar. Po punohet për zbardhjen e rastit.
……Më 17.04.2026, në orën 00:40, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin B.E. (26) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Pezho”, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve është konstatuar se e ka drejtuar mjetin pa dhënë provimin për patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacionin policor, automjeti i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
