Site icon Tetova Expres

MINISTRI DURMISHI VIZITOI KOMPANI NË KOMUNËN E ZHELINËS

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, zbarkoi në Zhelinë, për të parë nga afër problemet, sfidat, situatën me punëtorët në kompanitë që gravitojnë në këtë Komunë.

Gjatë vizitës në Kompaninë “Liberta”, Ministri u zotua se në terren nuk ka dalë vetëm për të dëgjuar, por, sic tha edhe për të vepruar.

Në këtë kontekst ai përmendi Ligjin për përkrahje financiare të investitorëve ku mundësohet zhvillimi I kompanive, rritja e kapaciteteve poashtu edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Nga Komuna e Zhelinës thonë se me investimet që I kanë bërë në infrastrukturë kanë ndihmuar kompanitë, por bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në sfera tjera.

BLERIM SEJDIU – Kryetar i Komunës së Zhelinës

Advertisement

Me përvojën e saj shumëvjeçare, në lëminë e prodhimit të dyerëve dhe dritareve Libertakom ka arritur që të posedojë çertifikata nga Institute shumë të njohura të kësaj lëmije, andaj produktet e kësaj kompanie shiten me shumë interes në shumë shtete Evropiane.

Pronari, pranoi se kriza globale, por edhe mungesa e fuqisë punëtore ndikon në rezultatet e kësaj kompanie.

IBRAHIM ISMAILI – Pronar i kompanisë “Liberta”

Masat për formalizimin e punës dhe uljen e ekonomisë gri, krijimi i mundësive fleksibël të punësimit për kategori të ndryshme të qytetarëve, si dhe forcimi i zbatimit të ligjit për të rritur sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve, kanë qenë në fokus të vizitës së Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, në Komunën e Zhelinës.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për mbështetjen e të rinjve, nxitjen e investimeve dhe rolin e zonave industriale në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike, duke mos harruar edhe rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorëve, përmirësimit të kushteve për funksionimin e bizneseve dhe rritjes së kontrolleve në terren për të siguruar një treg më të drejtë dhe transparent./Tv Koha/

Advertisement
Exit mobile version