Site icon Tetova Expres

LIGA  KOMUNALE TETOVË: KF CETINSKA KRYESON E VETMUAR ME 45 PIKË

Kampionati 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës ka vazhduar gjatë  fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e javës së 17-të  ku  pati  ndeshje   shumë interesante dhe efikasitet të kënaqshëm

Klubi i futbollit Jehona e Përshevcës fitoi derbin ndaj Sharrit të Glogjës me rezultat 2-1, ku shkëlqeu veterani Izair Emini i cili ishte edhe autor  i  dy golave për ekipin e tij . Me  këtë tre pikë të  fituara  kundër  Sharr-it , ekipi i Jehonës vazhdon të mbetet në garë për kreun e tabelës

Festival golash janë shënuar në ndeshjen Cetinska-Besa e Çellopekut, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4.

Liria e Zhelinës dhe Vëllazërimi i Sllatinës shënuan fitore identike prej 3-0 ndaj Tearcës gjegjësisht KF Dardanisë.

Fitore në udhëtim mori edhe Pallatica që me rezultat 1-2 e mposhti Hajdukun në Vratnicë.

Advertisement

 Pas ndeshjeve të  javës së 17-të  tabelën e kryeson KF Cetinska me  45  pikë  e ndjekur  nga KF Sharri me  38 dhe  KF Jehona  me 37  pikë  

 Rezultatet, javës së 17-të:

 

Liria – Tearca 3-0

Vëllazërimi -Dardania 99 3:0

Advertisement

Cetinska – Besa 4:4

Hajduku –Pallatica 1:2

Sharri – Jehona 1:2

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version