Sport
LIGA KOMUNALE TETOVË: KF CETINSKA KRYESON E VETMUAR ME 45 PIKË
Kampionati 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës ka vazhduar gjatë fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e javës së 17-të ku pati ndeshje shumë interesante dhe efikasitet të kënaqshëm
Klubi i futbollit Jehona e Përshevcës fitoi derbin ndaj Sharrit të Glogjës me rezultat 2-1, ku shkëlqeu veterani Izair Emini i cili ishte edhe autor i dy golave për ekipin e tij . Me këtë tre pikë të fituara kundër Sharr-it , ekipi i Jehonës vazhdon të mbetet në garë për kreun e tabelës
Festival golash janë shënuar në ndeshjen Cetinska-Besa e Çellopekut, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4.
Liria e Zhelinës dhe Vëllazërimi i Sllatinës shënuan fitore identike prej 3-0 ndaj Tearcës gjegjësisht KF Dardanisë.
Fitore në udhëtim mori edhe Pallatica që me rezultat 1-2 e mposhti Hajdukun në Vratnicë.
Pas ndeshjeve të javës së 17-të tabelën e kryeson KF Cetinska me 45 pikë e ndjekur nga KF Sharri me 38 dhe KF Jehona me 37 pikë
Rezultatet, javës së 17-të:
Liria – Tearca 3-0
Vëllazërimi -Dardania 99 3:0
Cetinska – Besa 4:4
Hajduku –Pallatica 1:2
Sharri – Jehona 1:2
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
KAOS NË SPANJË: PORTIERI GRUSHTON FUTBOLLISTIN!
Për ndeshjen e divizionit të dytë spanjoll mes Hueskës dhe Zaragozës flet e gjithë bota, pasi portieri i ekipit mysafir goditi me grusht në kokë një futbollist të vendasve. Gjatë gjithë takimit pati tensione të mëdha në fushë, duke qenë se të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë, ndërsa gjithçka kulmoi në minutat shtesë.
Në ndeshjen e Divizionit të Dytë të Spanjës në futboll, të zhvilluar dje midis Hueskës dhe Saragosës, futbolli kaloi në plan të dytë për shkak të një incidenti që shkaktoi kaos të vërtetë në fushë.
Në qendër të vëmendjes ishte portieri i Zaragozës, Esteban Andrada. Fillimisht ai shtyu një lojtar kundërshtar, për çka mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua automatikisht.
Por nuk u ndal me kaq – i revoltuar nga vendimi, u kthye dhe e goditi në kokë të njëjtin futbollist, duke e rrëzuar në tokë.
Situata eskaloi me shpejtësi. Edhe pse bashkëlojtarët e tij u përpoqën ta qetësonin, nuk arritën ta ndalonin. Në fushë shpërtheu kaos i vërtetë, u përfshinë disa lojtarë dhe në rrëmujë ishte e vështirë të kuptohej se kush kë po sulmonte dhe çfarë po ndodhte saktësisht.
Nuk ka dilema se portierin Andrada e pret një dënim i ashpër, ndërsa kërkohet madje edhe pezullim disa vjeçar për portierin e Zaragozës.
Sport
LIGA E PARË: FITON VARDARI, PELISTERI U BËRI “SHËRBIM” ARSIMIT DHE BASHKIMIT!
Dy ndeshjet e javës së 29-të në ligën e parë të futbollit vendor prodhoi një fitore të thellë të ekipit vendas dhe një fitore befasuese e Pelisterit në Strumicë.
Skuadra e Vardarit vazhdon sipas planit për arritjen e objektivit të tyre për titullin kampion.
Vardari dje pasdite në përballjen me Tikveshin e Kavadarit shënoi fitore të thellë 7:0.
Tikveshi në këtë ndeshje doli në fushë me formacion të kombinuar, me gjashtë futbollistë nga reparti i të rinjve.
Sulmuesi Azar Omeragiq i cili zhvilloi ndeshjen jubilar të 100-të për Vardarin ishte autor i tre golave.
Në Strumicë ekipi AP Brera zhgënjeu publikun vendas pasi pësoi disfatë nga konkurrenti drejtë për drejtë për mbijetesë 0-1 nga Pelister i Manastirit.
Golin e vetëm e realizoi Ivanovski nga penaltia, ndërsa portieri mysafir Jovçevski mbrojti penaltinë e Mihajllovit.
Pas kësaj ndeshje Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës mund të ndihen pak sa më të qetë sa i përket mbijetesës edhe pse akoma janë zonën e rrezikut.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E TRETË-PERËNDIM: KF KAMJANI PRANË SUKSESIT HISTORIK !
Pesë fitore të skuadrave vendase me 21 gol të shënuar është epilogu i javës së 19-të në Ligën e tretë Perendim ku skuadra e Kamjanit me 8 pikë epërsi teoritikisht ka siguruar pozitën titullin kampion.
Fundjavën që e lamë pas është zhvilluar java e 19-të e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim.
Lideri në renditjen tabelore, Kamjani në cilësinë e vendasit shumë më rëndë se sa pritej mundi rivalin e kahmotshëm Reçicën me rezultat të ngushtë 2-1. Me tre pikët e fituara tani me 46 pikë është një hapë pranë arritjes së objektivit.
Një ndeshje shumë cilësore dhe me shumë histori është zhvilluar në stadiumin e Dritës në Bogovinë, ku vendasit në fund dolën fitues kundër Vëllazërimit te Kërçovës me rezultatin 3-2.
Ekipi nga Kërçova ka reaguar në mënyrë të ashpër duke adresuar kritika ndaj referëve të ndeshjes.
Rezultatet e javës së 19-të:
Luboteni – Napredoku 4-3, Kamjani – Reçica 2-1, Drita – Vllazërimi 3:2,
Dobrosht – Skënderbeu 3-0 dhe Xhepçishti – Vardari 3-0
Pas javës ë 19-të tabelën e kryeson Kamjani tani me 46 pikë i dyti pozicionohet Vllazërimi me 38 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

