Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: FITOJNË MEKSIKA, KANADAJA DHE  ZVICRA

Në katër ndeshjet e Grupit  A dhe B në raundin e dytë të Botërorit  2026, që   janë  zhvilluar  mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit, Çekia barazoi me Afrikën e Jugut, Zvicra dhe Kanada regjistruan fitore të thella, ndërsa  Meksika  regjistroi  fitoren e dytë dhe siguroi kualifikim në fazën e eliminimit.

 Në ditën e tetë të KampionatitBotërorë  të futbollit Meksika bëhet kombëtarja e parë që ka  siguruar  kualifikim në  fazën e eliminimit  direkt.

 Për herë të tretë në Kupën e Botës, ata ishin më të mirë se Koreja e Jugut 1:0  kështu që me gjashtë pikë mbetën në vendin e parë në Grupin “A” me një vizë të çertifikuar për raundin e 16-të të  finales.

 Në ndeshjen tjetër  të Grupit A, Çekia dhe Afrika e Jugut kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Botërorit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Çekët e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të dhe ishte në epërsi deri në minutat e fundit të  lojës kur Afrika e Jugut barazoi shifrat  në 1-1.

Advertisement

 Në Grupin B, Kanada shënoi fitore të thellë 6-0 në përballjen me Katarin, por u përball me një moment të rëndë gjatë ndeshjes së Botërorit kundër Katarit, pasi mesfushori Koné pësoi një dëmtim të frikshëm që tronditi lojtarët në fushë dhe tifozët në stadiumin e Vankuverit.

Pamjet e incidentit ishin aq të rënda sa lojtarët e të dy skuadrave u mblodhën menjëherë rreth tij për ta mbrojtur nga shikimet e publikut, ndërsa në stadium ra një heshtje e plotë.

 Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina u përballën mes tyre në një sfidë shumë të rëndësishme për Grupin B. Pavarësisht rezistencës së boshnjakëve, Zvicra shënoi në minutën e 74-të, por për Bosnjën çdo gjë përfundoi në momentin kur Muharemoviq u ndëshkua me karton të kuq gjë të cilën e shfrytëzuan  zviceranët duke shënuar edhe tre gola të tjerë ndërsa një gola  nga  penaltia në sekondat e  fundit realizoi Granit Xhaka. Bosnja maksimumin që mundi të bëjë ishte goli i nderit që e realizoi Mahmiq.  

 Deri më sot janë zhvilluar 28 ndeshje dhe janë shënuar  89 gola dhe 6 kartonë të kuq.  Meksika  me  dy  fitore  bëhet  kombëtarja e parë që zyrtarisht ka  siguruar kualifikim në  fazën  e eliminimit  direkt.

 Nesër  në  program janë pesë ndeshje të raundit të  dytë ku  takohen; Skocia – Maroku, Brazili – Haiti,  Turqia – Paraguai, Holanda  – Suedia dhe Gjermania –  Bregu i Fildishtë. 

Advertisement
Exit mobile version