Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026:  RAUNDI I TRETË – DITË HISTORIKE PËR B e H DHE AFRIKËN E JUGUT!

Kampionati botëror i futbollit ka vazhduar mbrëmë dhe në orët e hershme të  mëngjesit  të  sotme me katër ndeshje raundit të tretë në Grupin  B dhe C. Kualifikim në fazën e eliminimit direkt  kanë siguruar Zvicra, Kanadaja, Bosnja e Hercegovina në Grupin B,  si dhe Brazili dhe Maroku në Grupin C.

Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola, ndërsa Matheus Cunha vulosi suksesin me golin e tretë. Kjo ndeshje pati edhe momentin emocional pasi Nejmar Zhunior pas plot 981 ditëve u paraqit në kombëtaren e Brazilit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Maroku siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Haitit, por jo pa vuajtje. Maroku me 7 pikë mbetet e dyta në grup pas  Brazilit.

Zvicra dhe Kanadaja janë dy kombëtaret e Grupit A që kanë siguruar zyrtarisht kualifikimin për në raundin e ardhshëm. Në takimin e zhvilluar në Vancouver, Zvicra triumfoi 2-1 ndaj Kanadasë, duke mbyllur grupin në vendin e parë me 7 pikë.

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të grupit, Bosnje-Hercegovina mposhti Katarin me rezultatin 3-1 dhe kualifikohet në nokaut-fazën duke shënuar një arritje historike. Përballë boshnjakëve në fazën e eliminimit do të jetë kombëtarja nikoqire – SHBA-të.

Afrika e Jugut mund Korenë 1-0 dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit ku do të ndeshet me Kanadanë.

 Kampionati vazhdon nesër  me 8-të ndeshje: Kurasao  –  Bregu i Fildishtë, Ekuadori  –  Gjermania,  Japonia – Suedia , Tunizi – Holanda, Paraguai – Australia, Turqia – SHBA, Norvegjia – Franca dhe  Senegal  – Irak.

Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version