Sport
BOTËRORI 2026: RAUNDI I TRETË – DITË HISTORIKE PËR B e H DHE AFRIKËN E JUGUT!
Kampionati botëror i futbollit ka vazhduar mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotme me katër ndeshje raundit të tretë në Grupin B dhe C. Kualifikim në fazën e eliminimit direkt kanë siguruar Zvicra, Kanadaja, Bosnja e Hercegovina në Grupin B, si dhe Brazili dhe Maroku në Grupin C.
Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola, ndërsa Matheus Cunha vulosi suksesin me golin e tretë. Kjo ndeshje pati edhe momentin emocional pasi Nejmar Zhunior pas plot 981 ditëve u paraqit në kombëtaren e Brazilit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Maroku siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Haitit, por jo pa vuajtje. Maroku me 7 pikë mbetet e dyta në grup pas Brazilit.
Zvicra dhe Kanadaja janë dy kombëtaret e Grupit A që kanë siguruar zyrtarisht kualifikimin për në raundin e ardhshëm. Në takimin e zhvilluar në Vancouver, Zvicra triumfoi 2-1 ndaj Kanadasë, duke mbyllur grupin në vendin e parë me 7 pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bosnje-Hercegovina mposhti Katarin me rezultatin 3-1 dhe kualifikohet në nokaut-fazën duke shënuar një arritje historike. Përballë boshnjakëve në fazën e eliminimit do të jetë kombëtarja nikoqire – SHBA-të.
Afrika e Jugut mund Korenë 1-0 dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit ku do të ndeshet me Kanadanë.
Kampionati vazhdon nesër me 8-të ndeshje: Kurasao – Bregu i Fildishtë, Ekuadori – Gjermania, Japonia – Suedia , Tunizi – Holanda, Paraguai – Australia, Turqia – SHBA, Norvegjia – Franca dhe Senegal – Irak.
Shaban Sinani – TV KOHA
Sport
BOTËRORI 2026: MBYLLET RAUNDI I DYTË – NIS FAZA E TRETË!
Kampionati Botëror i futbollit nga dita e sotme nis me ndeshjet e xhiros së tretë ku edhe do të mësohen 32 ekipet që do të kualifikohen në fazën e eliminim direkt. Në 48 ndeshje të zhvilluar janë regjistruar 34 fitore, 14 barazime , 142 gola të shënuar dhe tetë kartonë kuq.
Me katër ndeshjet që u zhvilluan mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit u kompletuan të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë. Në 48 ndeshjet e zhvilluara janë regjistruar 34 fitore dhe 14 barazime me 142 gola të shënuar dhe tetë kartonë të kuq, ndërsa zyrtarisht shtatë vende kanë siguruar kualifikim fazën e eliminimit direkt.
Në Grupin K, Portugalia demoloi Uzbekistanin me rezultatin 5-0, ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili realizoi 2 gola dhe bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të ndryshme Bote.
Portugezi është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një Kupë Bote. Rekordi i përket Roger Milla, sulmuesi kamerunas ishte 42 vjeç e 39 ditë kur shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës SHBA 1994.
Situata paka sa më e ndërlikuar psrsqitet në grupin ‘’L’’ ku garojnë Anglia dhe Kroacia. Anglia nuk arriti të nxjerr më tepër se barazimi 0-0 kundër Ganës edhe pse pati 78.8% posedim të topit. Kjo përqindje është tashmë më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një kombëtare në një ndeshje të Kupës së Botës pa arritur të shënojë.
Nga ana tjetër Kroacia me një gol të vetëm të realizuar nga Budimir në minutën e 54-të mundi Panamanë 1-0. Në këtë ndeshje kapiteni Luka Modriq regjistroi paraqitjen e 200 për kombëtaren kroate.
Sonte dhe nesër do të zhvillohen plotë 8 ndeshje të raundit të tretë, Bosnja e Hercegovina – Katari, Zvicra – Kanada, Maroku – Haiti, Skocia – Brazili, Çekia – Meksiko, Afrika e Jugut – Koreja e Jugut, Kurasao – Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori – Gjermania.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FFM: SHLYERJA E OBLIGIMEVE KUSHT PËR TË FILLUAR GARAT NË SEZONIN 2026/2027!
Të gjitha klubet që garojnë në Ligën e parë dhe të dytë janë të obliguar të shlyejnë të gjitha obligimet ndaj FFM-së, ndryshe nuk mund të garojnë. Ndërsa ne sezonin e ri garat në nivel kombëtar dhe rajonale janë ndarë në gjashtë rajone.
Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e djeshme në kuadër të kompetencave që ka shqyrtuar dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të fillimit të sezonit të ri 2026/2027 në Ligën e Parë dhe të dytë. Ndër vendimet më të rëndësishme që janë miratuar në seancë e djeshme të Këshillit drejtues janë që para fillimit të kampionatit të ri të shlyejnë të gjitha obligimet që kanë nda FFM-së.
FFM-ja, sic thuhet në komunikatë, disa herë u ka dalë në ndihmë klubeve duke u mundësuar shlyerjen e obligimeve konform marrëveshjeve të ndërsjella. Por, një pjesë e klubeve nuk i kanë respektuar dinamikat e dakorduara të pagesës dhe për këtë shkak Këshilli Drejtues ka vendosur se është e domosdoshme të respektohet disiplina financiare dhe trajtim të njëjtë për të gjitha klubet.
Këshilli Drejtues i FFM-së me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoni, ka miratuar edhe sistemin e propozuar të FFM-së për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve. Sipas propozimit të miratuar, ndarja e re territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.
Rajonet ku më tepër gravitojnë komunat shqiptare janë Rajoni 1 ku janë përfshirë të gjitha komunat e qytetit të Shkupi. Kumanova dhe Likova janë përfshirë në rajonin 2,. Në rajonin e 5-të janë të përfshira edhe Ohri, Struga, Kërçova dhe në rajonin e 6-të janë të përfshira Komunat e Jegunovc, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA PËSON HUMBJE 0:4 NGA HAJDUKU I SPLITIT
Kuqezinjtë tetovar në kuadër të përgatitjeve më Slloveni, dje në Lubjanë kanë zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese, kësaj radhe kundër Hajdukut të Splitit.
Takimi përfundoi me fitore 4:0 të skuadrës kroate, ndonëse se situata në fushë nuk pasqyronte plotësisht këtë rezultat të thellë.
Lojtarët e Hajdukut pothuajse kanë shfrytëzuar të gjitha raste e krijuara, ndërsa nga ana tjetër futbollistët kuqezi edhe pse krijuan disa raste ato nuk i shfrytëzuan.
Trajneri Artim Pollozhani shfrytëzoi edhe këtë përballje për t’u dhënë minuta sa më shumë futbollistëve, duke vazhduar procesin e ndërtimit të skuadrës dhe implementimit të ideve tekniko-taktike, në një periudhë kur ekipi po kalon ngarkesa të mëdha fizike.
Përgatitjet e Shkëndijës në Slloveni vazhdojnë sipas programit, kështu që ndeshja e tretë kontrolluese është caktuar për datën 27 qershor kundër NK Celje.
Ndërkohë që nga klubi i futbollit Shkëndija njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me klubin rumun Universitatea Craiova për transferimin e futbollistit xhamajkan, Ronaldo Vebster.
Pas negociatave mes dy klubeve, është arritur akordi për dëmshpërblimin e kartonit të lojtarit, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rumun.

