Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2028: FUNDI I “EPOKËS” CR7 – FUTBOLLI MPOSHTI POLITIKËN!

Spanja dhe Belgjika janë dy ekipet që siguruan kualifikim çerekfinale të Kupës së Botës. Spanja mundi Portugalinë 1-0, ndërsa Belgjika mundi SHBA-n 4-1. Në çerekfinale do të përballen Spanja  dhe  Belgjika. Eliminimi i Portugalisë shënoi edhe fundin e epokës Ronaldo në Kampionatet Botërore.

Spanja është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit. “La Roja” siguroi një fitore të artë 1-0 ndaj Portugalisë, falë një goli në minutat shtesë, që e realizoi Mikel Merino në minutën e 91-të.

Eliminimi i Portugalisë nga Spanja nuk ishte vetëm fundi i një Kampionati Botëror për portugezët, por ky eliminim shënoi fundin e një epoke dhe karriere më të madhe në historinë e futbollit. Kristijano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e fundit në Botëroret, duke lënë pas vetes rekorde që vështirë se do të tejkalohen, por edhe një dëshirë të madhe të parealizuar – titullin Kampion Bote.

Një gjest dhe një simbolikë mahniti futbolldashësit anë e kënd botës. Derisa Ronaldo me lot në sy qëndronte në terren, adoleshenti Lamin Jamal, nuk harroi ta përshëndesë dhe ta ngushëllojë për disfatën.

Seleksionuesi Martinez gjithashtu përfundoi aventurën me Portugalinë kurse në vend të tij është emëruar Jorge Jesus.

Advertisement

Perënditë e futbollit folën mbrëmë në Sietël dhe sollën një drejtësi të ashpër, por plotësisht të merituar. Në një ndeshje që nuk ishte thjesht një betejë për çerekfinalet, por një përballje e drejtpërdrejtë për ruajtjen e dinjitetit të sportit, Belgjika e mposhti në mënyrë bindëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 4-1. Nderi i futbollit u shpëtua nga kthetrat e presioneve politike, ndërsa bashkëorganizatori i fundit i Botërorit u dërgua në shtëpi me një leksion futbolli që do të mbahet mend gjatë.

Që ironia të jetë edhe më e madhe, Shtetet e Bashkuara ishin një nga përfaqësueset më simpatike gjatë rrjedhës së deritanishme të Kupës së Botës, por gjithçka u shemb në momentin kur në lojë u përfshi politika. Vendimi skandaloz i FIFA-s për të pezulluar dënimin e Folarin Balogun, pas lobimit të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump, e ktheu pothuajse të gjithë botën kundër kësaj përfaqësueseje.

Kujtojmë se në çerekfinale të Kupës së Botës do të përballen Franca – Maroku, Spanja – Belgjika,  Norvegjia – Anglia dhe fituesit e ndeshjeve Argjentina – Egjipti  dhe Zvicra – Kolumbia.

Exit mobile version