Pas mesnate në ora 00:30 në fshatin Leunovë, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 27-vjeçar nga fshati Shipkovicë e Tetovës, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur një lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 17:45, në rrethrrotullimin midis bulvardit “Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga fshati Bogovinë. Ai, duke drejtuar një moped me targa të Shkupit pa leje drejtimi, ka qenë pjesëmarrës në një aksident komunikacioni. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit mopedi është konfiskuar, ndërsa ndaj personit do të ngrihet parashtresa përkatëse.
…..Dje në ora 18:50, në SPB Tetovë, një burrë 28-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 06:00 është sulmuar fizikisht nga gjyshja e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…..Dje në ora 20:45 në SP Gostivar, një 43-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 19:00 në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, para një objekti hotelerik, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
……Dje në ora 21:00 në DPB Gostivar, një grua 28-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se bashkëshorti i saj rreth orës 18:45 në shtëpinë e tyre, i ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë atë dhe djalin e tyre 10-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 23:10, në DPB Gostivar është raportuar se në lagjen Mllaki në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 59-vjeçar nga Gostivari, dhe automjetit të udhëtarëve “Seat Leon” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 70-vjeçar nga Gostivari. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy shoferët si dhe tre bashkëudhëtarë, të cilët janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.
……. Sot në mëngjes rreth orës 02:10, gjatë asistencës së zyrtarëve policorë nga SP Gostivar në Qendrën Urgjente në Qendrën Mjekësore Gostivar, një qytetare nga Kërçova ka filluar të sillet në mënyrë të pahijshme dhe agresive, duke bërtitur dhe duke hedhur sende, me ç’rast ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor. Ajo është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
