Site icon Tetova Expres

SPANJA KAMPIONE E BOTËS PËR HERË TË DYTË!

Pas 39 ditësh plot emocione, surpriza dhe netësh futbolli, mbrëmë me ndeshjen  finale mes Spanjës dhe Argjentinës në mënyrë spektakolare u mbyll edicioni i 23-të Botërori i futbollit që kësaj radhe u mbajt në SHBA, Kanada dhe Meksikë.  Fituese e  Kupës së Botës doli Spanja e cila në finale pas 120 minuta lojë mundi Argjentinën  1-0. Trofeun ekipit kampion Spanjës, ia dorëzuan presidenti i FIFA-s Giani Infantino së bashku me presidentin e SHBA-s Donald Tramp dhe dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

 Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, me golin e shënuar minutën e 106-të.

Me këtë sukses, Spanja fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas triumfit të vitit 2010.

Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë me 48 kombëtare dhe turneu më i madh i zhvilluar ndonjëherë nga FIFA, me 104 ndeshje të luajtura në SHBA, Kanada dhe Meksikë me  311 gola  të shënuar dhe 15  kartonë të kuq, ndërsa ndeshjet nga tribunat e stadiumeve  i kanë ndjekur 6,810,966 spektatorë.

Advertisement

Pas përfundimit të finales, ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të Kupës së Botës u zhvillua në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI.

Virale është bërë pamja ku gjatë ceremonisë së finales, Messi shihet me lot në sy, sipas të gjitha gjasave duke përmbyllur një epokë të ndritshme në kampionatet botërore në fanellën e Argjentinës.

Rodri u shpall Lojtari më i mirë i turneut, pasi ishte figura kryesore e Spanjës gjatë gjithë kampionatit, Cubarsi merr çmimin e talentit më të ri, ndërsa golashënuesi më i mirë i këtij Botërori u  shpall Kilian Mbappe me 10 gola të shënuar.

Kujtojmë vendi i tretë i takoi Anglisë e  cila  në ndeshjen spektakolare dhe më të bukurën në këtë kampionat mundi Francën 6-4.

Për shumë gjëra ky Kampionat ishte ndryshe. Kjo u dëshmua edhe me shoun muzikor pas përfundimit të pjesës së parë të finales, ku FIFA e vendosi sipas shembullit të sporteve profesionale amerikane. Për këtë shkak pauza zgjati 27 minuta, 12 më shumë se sa që lejohet me rregullat e FIFA-s.

Advertisement

Para fillimit të ndeshjes u prezantuan Robi Vilijams, Nikol Sherzinger, Laura Pauzini dhe Post Meloun dhe një fjalim inspirativ mbajti edhe Tom Kruzi, kurse në pauza u paraqitën edhe Madona, Shakira, Xhastin Biber dhe BTS.

Edicioni i 24-të Kupa e  Botës  në vitin 2030 do të mbahet  në Spanjë, Portugali dhe  Maroko

Exit mobile version