Në kuadër të manifestimit ‘Tetova n’Festë’ sheshi Lirira mbrëmë u shëndrua në arenën e sporteve luftarake ku boksier dhe kik boksier nga vendi dhe rajoni dhuruan një mbrëmje plot energji dhe garë. Boksieri tetovar Muarem Muaremi u shpall boksier i më mirë i këtij turneu ndërkombëtar
Në kuadër manifestimin ‘’Tetova n’Festë’ në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive mbrëmë në sheshin ‘’ILirija’’ në organizim të klubit të boksit Shkëndija Boks që drejtohet nga Jusuf Hashimi në bashkëpunim me Federatën Nacionale të Boksit si klubit të Kik Boksit ‘’Alfa Gim’’ u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit dhe të kik boksit, ku morën pjesë boksierë nga Shqipëria , Kosova, Bullgaria, Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe kik boksier nga Bosnja e Hercegovina. Delegat zyrtar i këtij turneu ishte Xhengis Prokaj. Në bazë të programit të paraparë nga organizatorët, u zhvilluan gjithsejt 9 lufta në boks dhe 4 lufta të kik boksit.
Boksieri më mirë i mbrëmjes në kategorinë e të rinjve unanimisht u shpall Ilir Selmani i klubit të boksit Shkëndija Boks, boksier më mirë jashtë vendit u shpall boksieri shqiptar Elton Gashi, teknik u më mirë Semi Elmazi i Shkëndija Boks , lufta më e mirë ishte ajo mes Donjet Ramanit dhe Denis Hysenlikaj, ndërsa boksieri më mirë Muharem Muharemi i klubit të boksit Shkëndija Boks.
Organizatori në shenjë respekti me mirënjohje nderoi trajneri nga Mali Zi dhe Bullgari referen bullgare Maria Georgieva Djundjurova. Një mirënjoheje e veçantë iu nda edhe për Kryetarin e Komunës së Tetovë Bilall Kasami.
Në sportin e Kik Boksit u zhvilluan katër duele ku në kategorinë e fëmijëve fitues doli Tiar Tairi, ndërsa në kategorinë e rëndë fituesi Dushko Jovçevski, në boksin ekstrem fituesi doli Toshe Cvetkov dhe në luftën kryesore të kik boksit fitues doli Stane Bojçevski.
Këtë event të boksit dhe kik boksit në sheshin ‘‘Ilirija’’ në Tetovë gjatë gjithë kohës e ndoqën një numër i konsiderueshëm i adhuruesve të boksit të cilët mbetën të kënaqur me cilësinë tyre sidomos të boksierëve të klubit Shkëndija Boks.
SHABAN SINANI – TV KOHA

