Klubi i futbollit Shkëndija ka udhëtuar në Skoci atje ku nesër me fillim në ora 21:00, do të zhvillojë ndeshjen e raundit të tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit Hibernian. Kapiteni Zejnullai gjatë një prononcimi për mediat bën thirrje për kujdes maksimal, por nuk fsheh edhe pretendimet për rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.
Skuadra kuqezi sot në orët e hershme të mëngjesit ka udhëtuar për në Edinburg të Skocisë ku nesër mbrëma me fillim në ora 21:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit Hibernian.
Për ekipin tetovar kjo do të jetë ndeshja numër 72 në garat europiane që e bënë skuadrën kuqezi më të suksesshme në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ekipi pas akomodimit në Skoci gjatë ditës së sotme do të zhvillojë edhe seancën zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Kapiteni Arbin Zejnullai pas arritjen në Skoci ka deklaruar se gjatë ditës do të kenë mundësi të njihen me kushtet por edhe atmosferën në këtë vend.
‘’Ne sa po kemi arritur në Skoci dhe skuadra duket mirë. Udhëtimi shkoi shumë mirë. Kështu që sot kemi edhe stërvitje n e parë zyrtare dhe do të njihemi me kushte këtu në Skoci, do të njoftohemi edhe me kushtet në stadium dhe shpresoj që të kalojmë sa më mirë’’ deklaroi kapiteni Arbin Zejnullai
Kapiteni Zejnullai thotë se kanë njohuri të bollshme për stilin e ekipeve britanike të cilët që në minutat e para të ndeshjes nisin me presion për të arritur epërsi në fushë. Ai thotë se Shkëndija është e përgatitur për këtë stil loje, por bënë thirrje edhe për kujdes.
‘’Gjithmonë këto ekipet skoceze, irlandeze fillimin e kanë me presion . Nëse kalojmë atë presionin në minutat e para, pastaj nuk ke probleme . Shkëndija e ka dëshmuar gjithmonë që ka eksperiencën e duhur për tu përball me kësi lloj ndeshje. Jemi gati dhe shpresoj edhe pse është ndeshja e parë ku normalisht duhet të jemi pak të kujdesshëm dhe shpresoj që të kalojmë sa më mirë’’
Zejnullai, krahas kujdesit, nuk fsheh pretendimet edhe për rezultat pozitiv.
‘’ Përveç se duhet të jemi të kuBIN ZEJNULLAI – Kapitenjdesshëm duhet që të futemi edhe për njkë rezultat pozitiv pasi që pavarësisht që është ndeshja e parë nuk do të thotë se nuk futesh për rezultat pozitiv. Thjeshtë dallon nga ndeshja e dytë , Kështu që gjithë jemi të gatshëm dhe shpresoj që në fund të dalim me rezultat pozitiv’’
Ndeshja Hibernian – Shkëndija, zhvillohet nesër në ora 21:00, në stadiumin ‘Easter Road’ në Edinburg që ka kapacitet diçka mbi 20 mijë ulëse, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Qiproja Menealos Antoniu.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

