Connect with us

Sport

SHKËNDIJA ME OPTIMIZËM UDHËTOI NË SKOCI

Published

on

Klubi i futbollit  Shkëndija ka udhëtuar  në  Skoci  atje  ku nesër  me  fillim në ora  21:00, do të zhvillojë ndeshjen e raundit të tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit Hibernian. Kapiteni Zejnullai gjatë një prononcimi për mediat bën thirrje për kujdes maksimal, por nuk fsheh edhe pretendimet për rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.    

Skuadra  kuqezi sot  në orët e hershme  të mëngjesit ka udhëtuar për në Edinburg të Skocisë  ku nesër mbrëma  me fillim në ora  21:00  do të  zhvillojë ndeshjen e  parë të raundit të tretë kualifikues në UEFA Konferencë Liga kundër ekipit  Hibernian.

Për ekipin tetovar kjo do të jetë ndeshja numër 72 në garat europiane që e bënë skuadrën kuqezi më të suksesshme në  historinë e  futbollit  në Maqedoninë e Veriut.

Ekipi pas akomodimit në Skoci   gjatë  ditës  së  sotme  do  të  zhvillojë edhe seancën zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet  ndeshja. Kapiteni Arbin Zejnullai  pas arritjen në Skoci ka deklaruar se gjatë ditës do të kenë mundësi të njihen me  kushtet  por edhe atmosferën në këtë vend.

‘’Ne sa po  kemi arritur  në Skoci  dhe skuadra  duket  mirë.  Udhëtimi shkoi  shumë mirë. Kështu që  sot  kemi edhe  stërvitje n e parë zyrtare  dhe  do të  njihemi me  kushte  këtu në Skoci, do  të  njoftohemi edhe me  kushtet  në stadium  dhe shpresoj  që të kalojmë sa më mirë’’ deklaroi kapiteni Arbin  Zejnullai

Advertisement

Kapiteni Zejnullai  thotë  se kanë njohuri të bollshme për stilin e ekipeve britanike të cilët që në minutat e para  të ndeshjes  nisin me  presion për të arritur  epërsi në fushë.  Ai thotë se Shkëndija është e përgatitur për këtë stil loje, por bënë thirrje edhe për kujdes.

‘’Gjithmonë këto  ekipet skoceze, irlandeze  fillimin e kanë me  presion . Nëse  kalojmë atë  presionin në minutat e para, pastaj nuk ke  probleme . Shkëndija e ka  dëshmuar   gjithmonë  që ka  eksperiencën e duhur për  tu përball me kësi lloj ndeshje. Jemi gati  dhe shpresoj edhe pse  është ndeshja e parë  ku  normalisht duhet të jemi pak të kujdesshëm  dhe  shpresoj që të kalojmë sa më mirë’’

Zejnullai, krahas kujdesit, nuk fsheh pretendimet edhe për rezultat pozitiv.

‘’ Përveç se duhet të  jemi të kuBIN ZEJNULLAI – Kapitenjdesshëm  duhet  që të  futemi edhe  për  njkë rezultat  pozitiv  pasi që pavarësisht  që është ndeshja e parë  nuk  do të thotë se nuk  futesh  për  rezultat  pozitiv. Thjeshtë  dallon nga  ndeshja e dytë , Kështu që  gjithë jemi të  gatshëm dhe  shpresoj që në fund  të  dalim me  rezultat pozitiv’’

Ndeshja  Hibernian – Shkëndija,  zhvillohet  nesër në ora 21:00, në stadiumin ‘Easter Road’ në Edinburg që ka kapacitet diçka mbi 20 mijë ulëse, ndërsa  drejtësinë  do ta ndajë  arbitri nga  Qiproja Menealos Antoniu.

Advertisement

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA NESËR LUAJNË NDESHJET KTHYESE

Published

on

Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e  Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00 

 Kampioni i Shqipërisë  ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë  të play off-it  në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër  mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në  fazën e  grupeve në Ligën e Europës.

 Por në stadiumin “Arasen”, me  kapacitet  10.500  ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje  të rëndësishme për ata.  Por edhe Egnatia do  të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.

 Kujtojmë se Egnatia  nëse nuk arrin të kualifikohet në  fazën tjetër të Europa Ligës,  ka  të  siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.

Ndeshja  Egnatia – Lilestrom luhet nesër  me fillim në në  ora  19:00

Advertisement

 Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it  edhe në UEFA Konferencë Liga  ku  garojnë edhe Dinamo City  i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.

 Dy  ekipet  në ndeshjet e para  përfunduan me  barazim. Dinamo City  barazoi  1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa  Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.

Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

SILEKSI – SHKËNDIJA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË PESTË

Published

on

Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Siparin e kësaj jave e hapin Sileksi – Shkëndija  të premten me fillim në ora 16:00

 Komisari i garave në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonia ka publikuar  orarin e  ndeshjeve për xhiron e pestë  të sezonit vjeshtor.

Sipari i javës së pestë hapet të premten me fillim në  ora 16:00 me ndeshjen Sileksi – Shkëndija, ndërsa po të premten me fillim në ora 17:00  zhvillohet ndeshja  mes Struga Trim Lum – Bregallnica

 Të shtunën me  fillim në  orën  16:30  në stadiumin e qytetit në Gostivar  është  caktuar  të  zhvillohet ndeshja  Arsimi – Skopje. Ndërsa   për  ditën e diel janë  caktuar të  zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës me fillim në ora  16:30  dhe ndeshja në Kavadar   Tikveshi – Vardari, do të zhvillohet në ora 17:00.

 Shaban Sinani – TV KOha

Advertisement
Continue Reading

Sport

MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’

Published

on

Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Mundësit Rexhep Hajdari  dhe Fati Vejseli  kanë fituar  medaljet e  argjendit  në kategorit e tyre në  Lojërat Mesdhetare  ‘’Taranto 2026 ‘’.

Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.

Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.

Advertisement

Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.

Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

Continue Reading

Më të lexuarat