Sport
SONTE ME FINALEN E STREET BASKET 3X3 PËRFUNDON VERA TETOVARE
12 ekipe të Street Basket 3×3 mbrëmw para një numri të madh të qytetarëve kanë zhvilluar spektakolare duke dhuruar emocione atraktive. Sonte me fillim nga ora 19:30 zhvillohen ndeshjet finale ku edhe do të shpallet fituesi Me shpalljen e ekipeve më të mira zyrtarisht përfundon Vera Kulturore Tetovare
Mbrëmë në kuadër të manifestim ‘’Tetova n’Festë’’ në në sheshin e Tetovws në një atmosferë elektrizuese, duele spektakolare, ngulitje atraktive dhe gara në gjuajtjet për tre pikë u zhvilluan ndeshjet e eliminatore në Street Basket 3×3 me ekipe nga Shkupi, Struga Tetova dhe Kosova .
Pas ndeshjeve eliminatore kualifikim në garat e sontme kanë siguruar ekipet Kosova, One, Kino Vlae, V3, Veterani, Struga X3
Komuna e Tetovës i ftonë të gjithë adhuruesit e këtij sporti dhe jo vetëm të jenë pjesë e ndeshjeve finale të Street Basket 3×3, me fillim në ora 19:30, në Sheshin “ILIRIA”.
Njëkohësisht, me këtë mbrëmje përmbyllen edhe aktivitetet e “Tetova n’Festë”, pas plot 25 ditëve plot kulturë, sport, muzikë dhe argëtim, që e ktheu Tetovën në qendrën e ngjarjeve verore.
Sport
LIGA E PARË: DERBI I SEZONIT VARDARI –SHKËNDIJA TË DIELËN NË ORA 17:00
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) tashmë i ka zyrtarizuar të gjitha detajet dhe oraret për javën e dytë të kampionatit .
Kështu që derbi i sezonit mes Vardarit dhe Shkëndijës është caktuar të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:00, shkaku i obligimeve të skuadrës kuqezi në garat e UEFA Konferencë Liga.
Gjithashtu të dielën në stadiumin ‘’Hekurana’’ në lagjen e Autokomandës do të zhvillohet edhe ndeshja midis Skopje dhe Struga Trim Lum
Java e dytë e kampionatit hapet të premten me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Sileksi që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00.
Ndeshja Bashkimi – Tikveshi në Kumanovë zhvillohet të shtunën me fillim në ora 17:00, ndërsa në Shtip ndeshja Bregallnica – Arsimi zhvillohet të shtunën por me fillim në ora 19:00.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
Shkëndija mëson kundërshtarin e mundshëm në Play-off të UEFA Conference League
Pas shortit të hedhur nga UEFA, kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën Play-off të UEFA Conference League. Nëse siguron kualifikimin, skuadra tetovare do të përballet me fituesin e çiftit IFK Göteborg (Suedi) ose KAA Gent (Belgjikë). Një sfidë e rëndësishme pret kuqezinjtë në rrugën drejt fazës së ligës së Conference League.
Sport
PLANI I INFANTINOS: UEFA KËRCËNON ME PADI FIFA-n!
UEFA kërcënon me padi Gianni Infantino-n dhe e fton të mos eliminojë asnjë dokument në FIFA lidhur me projektin e tij të dështuar
UEFA ka kërcënuar Gianni Infantino-n me veprime ligjore për planin e tij të shitjes së Kupës së Botës dhe e ka paralajmëruar atë të mos shkatërrojë asnjë material që lidhet me të në FIFA.
“Telegraph Sport” ka mësuar se UEFA u ka dërguar gjithashtu një letër edhe Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics duke deklaruar se “po shqyrton në mënyrë aktive veprime ligjore” në lidhje me sipërmarrjen, e cila dështoi në zanafillë.
Në një letër dërguar Infantino-s të premten UEFA shkroi se: “UEFA me anë të kësaj letre jep njoftim zyrtar se po shqyrton në mënyrë aktive veprimet ligjore në lidhje me planin ‘FFE’.
Ju dhe FIFA duhet të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të identifikuar, gjetur dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionin në lidhje me këtë projekt i cili është nën kujdestarinë ose kontrollin tuaj ose të FIFA-s.
Këto detyrime lindin pavarësisht nga çdo politikë e brendshme e ruajtjes që ju ose organizata juaj mbani dhe zëvendësojnë çdo politikë rutinë të shkatërrimit ose fshirjes së dokumenteve që do të zbatoheshin ndryshe”.

