Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 19 Gusht

Dje, në ora 07:10, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën „146“ në Tetovë kishte shpërthyer zjarr në oborrin e një shtëpie, në pronësi të një 84-vjeçari. Nga zjarri ishte përfshirë bar i thatë, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve në Tetovë. Nuk ka persona të lënduar. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

……Dje, në ora 11:20, në rrugën „Braqa Gjinoski“ në Gostivar, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria një 60-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kryerjes së ekspertizës pas një aksidenti trafiku, në të cilin ishte përfshirë me automjetin e pasagjerëve „Opel“, është konstatuar se e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.58 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në ora 14:00, në SPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar–f. Raven ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues „Ford“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 31-vjeçar nga Gostivari, dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga një 48-vjeçar nga f. Raven, Gostivar. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Gostivar.

……Dje, në ora 19:00, në SPB Gostivar, një 50-vjeçar nga f. Zhirovnicë, me qëndrim në Gostivar, ka raportuar se rreth orës 12:20, para një ndërtese banimi në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me një hapësirë parkimi, është sulmuar fizikisht nga tre persona të cilët i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Pas mesnate, në ora 01:00, në SPB Gostivar, një 38 vjeçar nga f. Senokos, Gostivar, ka raportuar se më 19.08.2026, rreth orës 21:00, në oborrin e fqinjit në f. Gradec, vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga fqinji. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……Pas mesnate, në ora 01:35, në f. Banjicë e Poshtme, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria një 41-vjeçar duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga një 46-vjeçar se para një objekti hotelierik, me një mjet të mprehtë i kishte drejtuar kërcënime dhe ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht. Gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se ai  ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.25 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria tre persona të moshës, 62, 41 dhe 44 vjeçare, të gjithë nga Tetova. Zyrtarët policorë kanë vërejtur se njëri prej tyre po përpiqej t’i dorëzonte një substancë të bardhë pluhur dy tjerëve, të cilët ndodheshin në një automjet të pasagjerëve „Seat Ibiza“. Gjatë përpjekjes për ta ndaluar, njëri ka sulmuar një zyrtar policor dhe është përpjekur t’ia marrë armën zyrtare. Gjithashtu, edhe djali i tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Drejtuesi i automjetit, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar. Të tre personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Exit mobile version