Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIR I DERBIT SHKËNDIJA (H) – ARSIMI

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje e javës së katërt të rrethit të parë të sezonit vjeshtor. Në  stadiumin në Çair, me  fillim në ora  16:30,  takohen   Shkëndija e Haraçinës  – Arsimi  ndërsa në orën  17:00  në terrenin e FFM-së  takohen  Skopje – Tikveshi.

Ndeshja mes Shkëndijës së Haraçinës  dhe  Arsimit të Çegranit konsiderohet  një mini derbi i javës së katër të kampionatit  meqë për herë të parë  luajnë njëra  kundra  tjetrës si  anëtare  të elitës së futbollit vendor.

Haraçinasit  në tre  xhirot e para  kanë  një  disfatë në javën e pare, barazim me  Sileksin  javën e dytë  në Çair dhe  fitore në transfertë kundër Tikveshit në Kavadar në javën e tretë.

Pas fitores në Kavadar skuadra  e Berat Imerit është motivuar të vazhdon rrugëtimin e  sukseseve  edhe  kundër  Arsimit , kësaj radhe  para  tifozëve  të  vet në Çair.

Trajneri Berat Imeri  për TV Koha deklaroi se sfida me  Arsimin do të jetë shumë e vështirë.

Advertisement

‘’ Na  pret një ndeshje  shumë e vështirë . Ne  kemi shumë respekt për ekipin e Arsimit , Duhet  të jemi   shumë serioz . Gjatë tërë  javës  do të punojmë  që të japim maksimumin  dhe  shpresoj  për  rezultat  pozitiv. Por  e rëndësishme  është që futbollistët duhet ta kuptojnë se nuk ka ndeshje të lehta  në kategorinë e parë.  Jam optimist, presim fitore  por  nuk  do të jetë  lehtë‘’deklaroi Berat Imeri  trajneri i Shkëndijës së Haraçinës

Futbollisti  i Arsimit, Fatjon Jusufi, tha  se  pas  dy  dështimeve  në  dy xhirot e para, fitorja  kundër  Bashkimit, sadopak  ktheu vetëbesimin dhe se  kundër Shkëndijës së Haraçinës  do të mundohen  të nxjerrim  rezultat  pozitiv, me angazhimin maksimal të të gjithë ekipit.

“ Realisht mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë  edhe nga  ana  jonë edhe nga  ana e  Shkëndijës së Haraçinës. Mendoj se do të jetë një ndeshje  mjaftë e luftuar  fizikisht.­ Ekipi i cili  do të bëjë më pak  gabime  besoj se  edhe  do ta  fitoje  ndeshjen. Ne  kemi analizuar  kundërshtarin  edhe  po punojmë në at  aspekt. Mendoj se ndeshjet e para  ne  që i kemi luajt janë një shembull që nuk  duhet marrë  pasi është fillimi i kampionatit   dhe  shumica e lojtarëve   ende  nuk ishin  kompozuar me  ne. Më shumë jemi të hendikepuar nga  viti i kaluar sepse  shumicën e  lojtarëve  kanë ndruar  ekipe edhe shumë të tjerë kanë ardhur  tani. Por besoj se dalëngadalë  do ta  kapim edhe  forcën fizike edhe  po kthehemi bashkërisht si ekip  dhe  besoj se  pas ndeshjes me  Bashkimin dal nga  dal ne  do e kapim ritmin  dhe  në  secilën ndeshje   pa pa marr para sysh  jashtë apo brenda  për rezultate pozitive “  deklaroi  futbollist  Fatjon Jusufi.

Në terrenin  FFM-së me fillim nga ora  17:00  do të përballen Skopje me Tikveshin e Kavadarit.

Dy ndeshjet e fundit të javës së katërt, Vardari – Sileksi  dhe  Shkëndija – Struga Trim Lum, zhvillohen  të hënën.

Advertisement
Exit mobile version