Site icon Tetova Expres

Ahmeti për vendimin e Gjykatës Speciale: I padrejtë dhe zhgënjyes! Beteja vazhdon

Vendimin e Dhomave të Specializuara për dënim të ish-krerëve të UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti të padrejtë dhe zhgënjyes ndërkohë që bëri thirrje për unitet dhe maturi që siç tha “nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”

Ahmeti tha se beteja vazhdon duke besuar se akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së do të rrëzohen në Gjykatën e Apelit.

“Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.

Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Advertisement
Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel”, tha Ali Ahmeti.

Exit mobile version