Lajme nga vendi
Ahmeti për vendimin e Gjykatës Speciale: I padrejtë dhe zhgënjyes! Beteja vazhdon
Vendimin e Dhomave të Specializuara për dënim të ish-krerëve të UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti të padrejtë dhe zhgënjyes ndërkohë që bëri thirrje për unitet dhe maturi që siç tha “nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë”
Ahmeti tha se beteja vazhdon duke besuar se akuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së do të rrëzohen në Gjykatën e Apelit.
“Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.
Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.
Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel”, tha Ali Ahmeti.
Lajme nga vendi
VERDIKTI I HAGËS: REAGOJNË KRERËT POLITIK SHQIPTAR!
Asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës, shkruan Kryeparlamentari Afrim Gashi në Facebook.
Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon. Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre –thuhet në postimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Vendimin e sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, sipas Ali Ahmetit, është një vendim që I padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Ai beson se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.
Shpreh keqardhje të thellë për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka qenë reagimi i bashkëkryetarit të VLEN-it dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit
Ky është një vendim i rëndë për katër njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës dhe që sot vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare në Kosovë është pjesa më e lavdishme e historisë sonë kombëtare. Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim.Në këto momente, mendimet e mia janë me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që e përjetojnë këtë ditë me dhimbje, shkruan Bilall Kasami në Facebook.
Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tone, thotë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës. Beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj. Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë! – shkruan Izet Mexhiti në Facebook.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani deputet i Aleancës, e ka cilësuar si “të papranueshëm” dhe “të padrejtë” aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe për vazhdimin e betejës ligjore në shkallën e dytë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar shkurt e shiqp – “Marre”.TV KOHA
Lajme nga vendi
“‘Për qebapët ka burg, për 30 viktima zero’ – Manasievski godet sistemin e drejtësisë”
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, ka kritikuar sistemin gjyqësor, duke pretenduar se për raste të ndryshme zbatohen standarde të dyfishta.
Në një deklaratë për mediat, Manasievski përmendi disa raste për të cilat, sipas tij, dënimet ose përgjegjësia nuk janë në përpjesëtim me pasojat e ngjarjeve.
“Për shkulje flokësh merret dënim me katër vite burg, ndërsa për vjedhjen e 150 qebapëve tre vite burg. Nga ana tjetër, për rastin e Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona, për spitalin modular, ku vdiqën 14 persona, apo për rastin ‘Mazut’, me vlerë 167 milionë euro, kemi zero vite burg dhe zero përgjegjësi”, tha Manasievski.
Ai pretendoi se një pjesë e sistemit gjyqësor është nën ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së dhe se kjo, sipas tij, krijon trajtim të pabarabartë para ligjit.
“Për qytetarin e zakonshëm vlen ligji, ndërsa kur bëhet fjalë për njerëz dhe interesa të lidhura me LSDM-në dhe BDI-në, instalimet e tyre në drejtësi menjëherë vihen në mbrojtje të tyre”, deklaroi ai.
Manasievski tha se pikërisht raste të tilla, sipas tij, kanë ndikuar në uljen e besimit të qytetarëve në gjyqësor.
“Drejtësia nuk duhet të jetë mburojë e LSDM-së dhe BDI-së. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë”, përfundoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
Lajme nga vendi
Mashtrim me binarë! 283 mijë euro dhe pagesa fiktive
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash, mashtrim, falsifikim të librave afaristë dhe shmangie të tatimit. Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Shkupi, D.K., në vitin 2022 ka lidhur kontratë me një kompani sllovene për shitjen e binarëve hekurudhorë, në vlerë prej mbi 21 milionë denarësh.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

