Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: KAMPIONATI 2026/27 ME SISTEM TË RI FILLON MË 17 TETOR

Published

on

Sezoni i  ri në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj pritet të fillojë më  17 tetor ku do të marrin pjesë  12 ekipe të ndara në Ligën A dhe B  me nga 6 ekipe të cilat do luajnë 20 xhiro, 10 në vjeshtë  dhe 10 në pranverë. Në xhiron e parë janë dy derbi: Universiteti i Tetovës – Shkëndija  dhe Susheva – Liria.

Kampionati  në Ligën e parë  të volejbollit  në kategorinë e meshkujve  pritet  të  fillon më  17  tetor, ndërsa  organet e  Federatës së volejbollit janë duke  përgatit   një  sistem  të ri  ku pas xhiros  së  parë  gjashtë  ekipet  fituese do  të  vazhdojnë në Ligën  A, ndërsa gjashtë  ekipet  tjera  në Ligën B.

 Ekipet në të dy grupet A dhe B, do të vazhdojnë të luajnë sipas një sistemi pikësh me katër raunde. Gjatë  gjithë kampionatit  do të  zhvillohen  gjithsejt  20  xhiro, 10  në sezonin vjeshtor  dhe  10 në atë të pranverës.

DURIM LUMA – Trajner  i KV Shkëndija ‘’Për këtë vit ka një risi se do të ndryshojë  sistemi i garave. Xhiroja e parë  do të  luhet  me  vetëm një ndeshje , pra sipas renditjes nga  vitit i kaluar  të kampionatit . Pra  i pari me  të 12-in,  i dyti me  të 11-tin  , i treti me  të 10-tin  e kështu me radhë.  Liga e parë  do të ndahet  në dy grupe , pra  gjashtë të parët do të  mbeten në Super Ligën e Volejbollit, ndërsa  gjashtë  ekipet tjera mos  të them në ligën e dytë, por në rangun e dytë  të Ligës së parë të Maqedonisë ‘’ deklaroi  trajneri Durim Luma

Klubi i volejbollit Shkëndija  pas  10-të ditëve stërvitje  në terren të hapur  në  banjën e Tetovës nga  dita e djeshme  zyrtarisht   ka  nisur  përgatitjet  në sallën e  sportit  te Gjimnazi i  Tetovës

Advertisement

‘’Po ne kemi startuar  që me  1 shtator  edhe pse  temperaturat  kanë qenë  jashtë zakonisht të nxehta dhe të larta. Ne  këtë e kemi shfrytëzuar  10  ditët e shtatorit , pra  10-tët e para kemi ushtruar  në  bazë  fizike  të  cilat  i kemi  shfrytëzuar  terrenet në banjës së Tetovës. Pra  më së  shumti kemi punuar në vrapime  deri në 5-6 kilometra  në ditë dhe  disa  ushtrime  fizike  dhe psiko-motorike  aty në banishtën e Tetovës.  Ekipi  ynë për momentin është  i njëjti, pra  të gjithë lojtarët  janë aktiv  dhe kanë mbetur  në  klub. Kurse  kryesia  bënë  përpjekje  që këtë javë n e  fundit  deri  më  20 shtator  besoj se do të  dimë edhe  rrjedhën e aktiviteteve  tona për të përforcuar ekipin. Flitet  për dy lojtar mirëpo ende nuk është asgjë konkrete ‘’  tha  trajneri Luma

Klubi  i volejbollit  Shkëndija krahas  përgatitjeve  intensive në  fazën e dytë  planifikon të  zhvilloj edhe  disa ndeshje  kontrolluese  me ekipet vendor  dhe ato nga Kosova.

Në xhiron e parë takohen: UGD Shtipi – Janta Volej, Boreci – Vesna Probishtip, Strumica – Majedonija  Xhio, Rabotniçki – Skopje , Susheva – Liria dhe Universiteti i Tetovës – Shkëndija.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat