Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në edicionin e ri të UEFA Liga Kombeve është në Ligën B-1 së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Skocinë. Ndeshja e parë zhvillohet më 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup, ndërsa më 29 shtor në Lubjanë kundër Sllovenisë. Seleksionuesi Gose Sedlloski sot shpalli listën me 28 futbollist të ftuar
Maqedonia e hap ciklin më 26 shtator kundër Zvicrës në Shkup, pas së cilës pason ndeshja si mysafire ndaj Sllovenisë më 29 shtator në Lubjanë, më tetor në Shkup përballet me Skocinë, ndërsa ndeshja e katërt ajo kthyese kundër Zvicrës në Lucern më 6 tetor.
Në mesin e 28 futbollistëve të ftuar janë edhe katër debutues si Meljiqi nga Shkëndija, Gjorgje Xhekov nga Sileksi, Matej Gashtarov nga Crvena Zvezda dhe Hristijan Maleski i Struga Trim Lum. Për shkak të një dëmtimi, nuk është ftuar mbrojtësi i Levski-t, Nikola Serafimov.
Seleksionuesi Sedloski para gazetarëve tha se pret angazhim maksimal në të katër ndeshjet të cilat do të zhvillohen brenda 11 ditëve.
‘Mund të presim një lojë të mirë, luftë në çdo ndeshje, përpjekje, koncentrik maksimal në çdo ndeshje të cilat i kemi në këtë periudhë të shkurtër prej 10 ditësh, kështu që 4 ndeshje realisht asnjëherë nuk i kam luajtur unë, por kjo është ajo që është, prandaj listën që e publikova të lojtarëve që kam thirrur, kam thirrur 25 lojtarë dhe tre portier, kështu që do bëjmë rotacion, por fillimisht mendoj se duhet të jenë në ndeshjen me Zvicrën”. deklaroi seleksionuesi Goce Sedloski
Për atë se sa është i kënaqur me lojtarë e ftuar dhe çka pret nga ato Sedloski tha se në çdo ndeshje hyjnë për të fituar.
‘’Unë e kam bërë përbërjen, lojtarët janë ato, dhe për këtë bëra disa ndryshime në përbërje. Njëherësh dua të them se dua të bashkoj lojtarë të ri dhe përvojën, normalisht për askënd nuk është e mbyllur dera e reprezentacionit. E saktë është se katër ndeshje nuk kemi fitore, por e dimë se me çfarë përfaqësuesesh kemi luajtur. Unë në çdo ndeshje dua të hyj si fitues, ta fitoj ndeshjen, por kur luani kundër disa reprezentacioneve, superfuqi, e dini edhe vetë se si është. E jona është të dalim në teren, të tregojmë guxim, të tregojmë urtësi, të tregojmë kolektiv, të gjithë së bashku, unë si elektor, shtabi profesional, lojtarët, tifozët, t’i luajmë këto katër ndeshjet ashtu siç duam’’ tha seleksionuesi Goce Sedloski
Grumbullimi i futbollistëve të ftuar do të jetë tek hotel “Hillton” më 21 shtator , ndërsa gjatë pesë ditëve do të zhvillojnë stërvitje në kampin stërvitor të FFM-së.
Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnje-Hercegovinë), Davor Taleski (Vardar); Mbrojtës: Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Jareda Arabe), Anes Meljiçi (Shkëndija), Visar Musliu (Sint-Truiden, Belgjikë), Gjorgje Xhekov (Sileks), Mario Mladenovski (Varaždin, Kroaci), Bojan Ilievski (Tirana, Shqipëri, Sllovakia Stojakçevski, Andrej). Herrera (Borac Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Din Alomeroviq (UTA Arad, Rumani); Mesfushor: Jani Atanasov (Aktobe, Kazakistan), Agon Elezi (Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë), Boban Nikolov (Vardar), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka, Ukrainë), Tihomir Kostadinov (Slovacko, Sllovaki), Elif Elmas (Atalanta, Itali), Enis Bardi, Zëvëndës (Turqia, Konyasporve) (Konyarve). Serbi), Ljupçe Doriev (Sogdiana, Uzbekistan), Darko Çurlinov (Pogon Szczecin, Poloni), Dimitar Mitrovski (Olimpija Ljubljana, Slloveni); Sulmues: Elmin Rastoder (Panathinaikos, Greki), Bojan Miovski (Rengers, Skoci), Azer Omeragiq (Vardar), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum);
Shaban Sinani – TV Koha
