Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË – PERËNDIM: DOBROSHTI LIDER I RI ME 10 PIKË

Katër fitore të vendasve dhe dy barazime me 25 gola të shënuar është epilogu i  ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e tretë Perëndim.  Derbi në Bogovinë përfundoi me  barazim, ndërsa Dobroshti, me fitoren kundër Lubotenit, ngjitet  në pozitën e parë.

 Derbi i javës së katërt në Ligën e Tretë – Perëndim u zhvillua në stadiumin e  Bogovinës para  një numri të konsiderueshëm të tifozëve mes Dritës  vendase dhe  ekipit Liria të Zhelinës.

 Në një ndeshje të luftuar deri në fund, Drita – Liria përfundoi me  barazim 2-2  edhe pse në dy raste ekipi mysafir ishte në epërsi.

Por  duhet theksuar se dy ekipet treguan paraqitje të mirë në fushë dhe barazimi  është epilogu më real i kësaj përballje.

Autor i dy  golave për ekipin Drita ishte Rushit Ramadani, ndërsa për ekipin Liria  shënuan Fehim Islami dhe Lirim Nesimi

Advertisement

 Në Dibër, Korabi mundi Gostivarin 1-0 me golin e Trim Ambarit,  Xhepçshti në cilësinë e vendasit deklasoi 5-0  Vardarin e Bërvenicës ku Bekim Sadiki dhe Mentor Saliju realizuan nga  2 gola, ndërsa Enes Osmani  1 gol.

 Klubi i futbollit Reçica shënoi fitore 3-2 në përballjen me Skënderbeun e Porojit , Jehona e Përshevcës barazoi  3-3 me Cetinskën duke arkëtuar  pikën e parë  sezonale. 

 Dobroshti me  fitoren 3-1 kundër Lubotenit ngjitet në pozitën e parë  në renditjen e tabelës. Gradeci  ishte i lirë.

 Pas katër xhirove  të zhvilluara  tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, ndërsa vendin e  dytë me nga  7 pikë e ndajnë Drita, Gostivari  Xhepçishti dhe Liria.

 Ndërkohë dje zyrtarisht nisi kampionati  2026/2027  në Ligën e katërt   rajoni Tetovë – Gostivar  ku u  regjistruan këto rezultate: Flamurtari (Debresh) – Renova 4-3,  Treboshi – Nerashti 0-3, Besa – Pallatica 4-0,   Rinia (Negotinë) –  Genç Kalemler Sport  3-3 dhe  Dardania 99 – Piroku 2-1.

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version