Sport
LIGA E TRETË – PERËNDIM: DOBROSHTI LIDER I RI ME 10 PIKË
Katër fitore të vendasve dhe dy barazime me 25 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e tretë Perëndim. Derbi në Bogovinë përfundoi me barazim, ndërsa Dobroshti, me fitoren kundër Lubotenit, ngjitet në pozitën e parë.
Derbi i javës së katërt në Ligën e Tretë – Perëndim u zhvillua në stadiumin e Bogovinës para një numri të konsiderueshëm të tifozëve mes Dritës vendase dhe ekipit Liria të Zhelinës.
Në një ndeshje të luftuar deri në fund, Drita – Liria përfundoi me barazim 2-2 edhe pse në dy raste ekipi mysafir ishte në epërsi.
Por duhet theksuar se dy ekipet treguan paraqitje të mirë në fushë dhe barazimi është epilogu më real i kësaj përballje.
Autor i dy golave për ekipin Drita ishte Rushit Ramadani, ndërsa për ekipin Liria shënuan Fehim Islami dhe Lirim Nesimi
Në Dibër, Korabi mundi Gostivarin 1-0 me golin e Trim Ambarit, Xhepçshti në cilësinë e vendasit deklasoi 5-0 Vardarin e Bërvenicës ku Bekim Sadiki dhe Mentor Saliju realizuan nga 2 gola, ndërsa Enes Osmani 1 gol.
Klubi i futbollit Reçica shënoi fitore 3-2 në përballjen me Skënderbeun e Porojit , Jehona e Përshevcës barazoi 3-3 me Cetinskën duke arkëtuar pikën e parë sezonale.
Dobroshti me fitoren 3-1 kundër Lubotenit ngjitet në pozitën e parë në renditjen e tabelës. Gradeci ishte i lirë.
Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, ndërsa vendin e dytë me nga 7 pikë e ndajnë Drita, Gostivari Xhepçishti dhe Liria.
Ndërkohë dje zyrtarisht nisi kampionati 2026/2027 në Ligën e katërt rajoni Tetovë – Gostivar ku u regjistruan këto rezultate: Flamurtari (Debresh) – Renova 4-3, Treboshi – Nerashti 0-3, Besa – Pallatica 4-0, Rinia (Negotinë) – Genç Kalemler Sport 3-3 dhe Dardania 99 – Piroku 2-1.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MAQEDONIA E VERIUT VAZHDON SERINË E DËSHTIMEVE – 630 MINUTA PA GOL TË SHËNUAR!
Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 0:2 edhe nga Skocia në Shkup, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve. Zvicra shënoi edhe fitoren e tretë kësaj radhe ndaj Sllovenisë 2-1 dhe kryeson tabelën ne 9 pikë.
Ndeshja e shtatë apo 630 minuta përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka të shënuar gol në ndeshjet ndërkombëtare. “Alarmi i kuq” që moti është ndezur kurse kriza e rezultateve vazhdon edhe pas humbjes nga Skocia në Shkup.
Seleksionuesi Sedloski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe thotë se nuk do të ndalet për të vazhduar procesin e nisur.
Me lojën dhe rezultatin nga ndeshja me Skocinë i pakënaqur ka mbetur edhe futbollisti Elif Elmas.
“Ishte shumë keq, realisht në këtë moment është vështir të flasësh,Skocia me meritë fitoi. Kjo është kjo momentalisht nuk di çka të them shumë rëndë moment shumë i vështire, Kjo është kjo. E di se momentalisht është vështirë për të gjithë lojtarët ashtu edhe për mua është vështirë. Duhet të mësojmë nga kjo, situatë e rëndë, gjendje e vështirë nga 7 ndeshje 7 disfata dhe zero gola të shënuar. Momentalisht duhet bërë diçka patjetër” deklaroi Elif Elmaz
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Zvicra ka shënuar fitore 2-1 ndaj Sllovenisë dhe i prinë tabelës me 9 pikë para Skocisë dhe Sllovenisë me nga 4 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit pa asnjë pikë të fituar.
Nesër zhvillohet raundi i katërt ku Zvicra në Lucern përballet me Maqedoninë e Veriut ndërsa Skocia është nikoqire e Sllovenisë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
ME SUKSES NISI EDICIONN E RI 2026/2027 LIGA E KATËRT E FUTBOLLIT
Tre fitore të ekipeve vendase një barazim dhe një fitore të mysafirëve me 23 gola të shënuar është epilogu i ndeshjve të xhiros së parë në Ligën e l katërt të futbollit.
Me ndeshjet e javës së parë dje zyrtarisht ka nisë kampionati i ri 2026/2027 në Ligën e katër të futbollit ku do të garojnë 10-të ekipe prej të cilave 7 ekipe nga rajoni i Tetovës dhe 3 nga rajoni i Gostivarit
Në ndeshjet e xhiros së parë ekipet dëshmuan organizim të mirë por edhe cilësi që garanton se do të kemi një kampionat mjaft interesantë
Në stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek , skuadra e Besës e cila është njëra ndër skuadrat me traditë në rajonin e Pollogut ka shënuar fitore të lartë 4-0 kundër ekipit të Pallaticës
Ndeshje interesante janë zhvilluar në Debresh ku ekipi i Flamurtarit ka shënuar fitore 4-3 kundër Renovës. Ndeshje interesante kanë zhvilluar edhe Rinia e Negotinës dhe Genç Kalemler Sport që ka përfunduar me barazim 3-3. Klubi i futbollit Treboshi e cila është rikthyer pas një kohe të gjatë ka pësuar disfatë 0-3 nga Nerashi në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Zhelinës. Ekipi Dardania 99 në stadiumin e Tearcës ka shënuar fitore 2-1 kundër ekipit të Pirokut.
Rezultatet e xhiros së parë: Flamurtari (Debresh) – Renova 4-3, Treboshi – Nerashti 0-3, Besa – Pallatica 4-0, Rinia (Negotinë) – Genç Kalemler Sport 3-3 dhe Dardania 99 – Piroku 2-1
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
BERAT IMERI: RESPEKT VARDARIT POR SYNOJMË REZULTAT POZITIV!
Nesër me fillim në ora 20:00, në terrenin e kampit stërvitor të FFM-së do të zhvillohet ndeshja e tretë e xhiros së tetë mes Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve.
Java e tetë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë vazhdon edhe nesër me një super ndeshje mes kampionit në fuqi Vardarit dhe Shkëndijës së Haraçinës që është surpriza më e këndshme e kësaj pjese të sezonit vjeshtor.
Trajneri i Shkëndisë së Haraçinës Berat Imeri për TV koha tha se pikërisht për këtë ndeshje të rëndësishme janë përgatitur maksimalisht dhe presin rezultat pozitiv.
‘’Neve na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin tonë. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E respektojmë kundërshtarin por ne atje do të shkojmë për rezultat pozitiv, i dimë aftësitë tona, e dimë kualitetin e ekipit tonë do ti marrim ndeshjet një nga një. Kemi përgatit në fakt ndeshjen mirë me qetësi. I dimë armët e forta të kundërshtarit , dhe ajo e cila është më rëndësishme djemtë të japin maksimumin dhe të jenë të qetë dhe besoj që do të nxjerrim një rezultat pozitiv‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri
Përkundër faktit se interesimi për të ndjekur dhe përkrahur ekipet e tyre, tifozët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin shkaku se loja është vendosur të zhvillohet pa praninë e publikut.
‘’ Ndeshja do luhet pa tifozë për arsye se Vardari është i dënuar , kështu që edhe tifozët tanë ÇLIRIMTARËT nuk do të jenë po as tifozët e vardarit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. Por kjo nuk besoj të jetë edhe pse ne jemi shumë dhe kemi mbështetje të madhe nga tifozët tanë sidomos në këtë ndeshjen e fundit kundër Skopjes ÇLIRIMTARËT ishin mjaftë, mjaftë të rëndësishëm për suksesin tonë. Poe ne jemi të përgatitur edhe këtë ndeshje që edhe pa tifozë të nxjerrim maksimumin nga kjo lojë‘’ tha trajneri Berat Imeri.
Java e tetë vazhdon të hënën në ora 16:00, me ndeshjen Struga Trim Lum – Arsimi , ndërsa mbyllet me 23 shtator me fillim në ora 18:00 me ndeshjen Bregallnica – Skopje.
-
Lajme nga bota2 months agoTRUMP: LARGIMI I INFANTINO-s NGA FIFA DO TË ISHTE NJË GABIM I RËNDË
-
Lajme nga rajoni2 months agoVuçiq sërish me deklarata lufte, a pritet reagimi ndërkombëtar?
-
Lajme nga rajoni1 month agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë

