Connect with us

Sport

LIGA E PARË: XHIROJA E 14-të HAPET ME NDESHJEN SHKËNDIJA (H) – BASHKIMI

Published

on

 Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e  fundit të UEFA Liga e Kombeve, këtë fundjavë  vazhdon e kampionati  në Ligën e parë të futbollit me ndeshjet e javës  së 14-të të sezonit vjeshtor.

Java e 14-të hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Çair mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit të Kumanovës me fillim në ora 13:00.

Kjo ndeshje ka rëndësi  të veçantë për të dyja ekipet pasi vendasit pretendojnë të mbeten në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa kumanovarët  shpresojnë që t`i ikin zonës së rrezikut.

Trajneri Berat Imeri për TV Koha tha se me angazhim maksimal tri pikët do t`i takojnë Shkëndijës së Haraçinës.

‘’Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Bashkimit. Ne luajmë në terrenin tonë jemi të përgatitur maksimalisht. Mendoj se jemi të kompletuar  për këtë ndeshje, kemi disa  lëndime të vogla por  shpresoj që me angazhim maksimal edhe me  dëshirë të madhe siç e kishin në dy ndeshjet e fundit jemi optimist  se  do arrijmë ti marrim tre pikë ‘’ deklaroi trajneriBerat Imeri

Advertisement

Të shtunën me fillim në ora 12:00, në program është ndeshja mes dy skuadrave  që aktualisht mbajnë dy vendete fundit në  renditjen e tabelës Skopjes dhe Arsimit.

Ndeshja në Autokomandë për çegranasit mund të jetë shpresa e fundit që me  fitore  të shpresojë mbijetesën .

Futbollisti Subi Mustafi për TV koha është shprehur optimist se nga  Shkupi do kthehen me rezultat pozitiv.

‘’ Duke parë disfatën e fundit me ekipin nuk kemi pasur një kontinuitet shumë të mirë. Mendoj dhe  shpresoj se kemi marrë motiv, kemi punuar shumë mirë gjatë këtij pushimi që kemi pasur  dhe  shpresoj  që të kthehemi nga  Shkupi  me një fitore  sepse  na  nevojitet  shumë për  gjatë kampionatit. Duke  parë ekipin, duke parë cilësinë që kemi në ekip  shpresojmë dhe mendojmë  se do arrijmë fitore këtë javë  ‘’ deklaroi   futbollisti Subi Mustafa

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja Vardari – Tikveshi me  fillim në ora 13:00.

Advertisement
Të dielën me fillim në ora 12:00, në Shtip takohen Bregallnica – Struga Trim Lum, ndërsa ndeshja e fundit e  javës së 14-të  Shkëndija – Sileksi  do të zhvillohet të hënën, më 23 nëntor 2026, me fillim në orën 13:00, në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup.
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA KA NGRJTJE, MAQEDONIA DHE KOSOVA RRËNJE

Published

on

Spanja , Argjentina dhe  Franca  vazhdojnë  të kryesojnë  listën e kombëtareve  më të suksesshme botërore  të futbollit. Shqipëria ka ngritje  për një pozitë ndërsa  Maqedonia e Veriut dhe  Kosova  kanë  rrënje  për dy pozita në  krahasim me muajin e kaluar

 Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e  FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.

Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .

Kombëtarja shqiptare ka shënuar një përmirësim në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s pas ndeshjeve të fundit. Kuqezinjtë kanë fituar një pozicion në këtë klasifikim, duke u renditur tashmë zyrtarisht në vendin e 65-të. Ky progres vjen si rezultat i dy fitoreve të njëpasnjëshme me të njëjtin rezultat 2-0 kundër përfaqësueseve të Bjellorusisë dhe Finlandës.. Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një rënie në këtë përditësim të ri, duke humbur dy pozicione për t’u renditur aktualisht në vendin e 78-të. Në  TOP LISTËN e  10  ekipeve  më  të  mira  vazhdojnë të mbeten  Spanja , Argjentina, Franca , Anglia, Maroku, Brazili , Belgjika, Holanda  dhe Kolumbija.
 
 
SHABAN  SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

ÇEFERIN: FUTBOLLI NË RMV NË DUAR TË SIGURTA!

Published

on

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin, në një intervistë për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera me FFM-në dhe kryetarin e saj, Masar Omeragiq, investimet në infrastrukturën futbollistike, solidaritetin në futbollin evropian dhe pozitën e barabartë të të gjitha federatave kombëtare në UEFA.
 

Erdhi me ftesë të kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq, ndoqi ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve, por nuk ishte ogur i mirë për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut që humbi ndeshjen kundër Sllovenisë 0:3.

Presidenti i UEFA-së, gjatë një interviste për FFM-në, potencoi se futbolli në Maqedoninë e Veriut është në duar të sigurta. Ai nënvizoi edhe rëndësinë e durimit dhe punës së vazhdueshme në procesin e krijimit të një përfaqësueseje konkurruese.

„Njerëzit vazhdimisht i shohin vetëm rezultatet e përfaqësueses A, por duhet ta kuptojnë se ky është një proces. Vij nga një vend me madhësi përafërsisht të njëjtë me Maqedoninë dhe e di se nevojitet kohë për të krijuar gjeneratën e duhur dhe për të arritur rezultate të vërteta. Federata e Maqedonisë po ecën në drejtimin e duhur. Sa jam i informuar, e keni rinovuar përfaqësuesen dhe konsideroj se opinioni publik duhet t’ju japë pak kohë. Maqedonia do të luajë sërish në Kampionatin Evropian“

Gjatë intervistës Aleksandar Çeferin konfirmoi se do ta vazhdojë punën në krye të UEFA-s, duke bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e të gjitha 55 federatave kombëtare anëtare.

Si prioritet kryesor të tij e përmendi mbrojtjen e futbollit dhe ruajtjen e modelit të solidaritetit të organizatës evropiane të futbollit.

Advertisement

Continue Reading

Sport

LIGA E KOMBEVE: PARAQITJE ZHGËNJYESE E KOSOVËS NË IRLANDË

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë 3-0  ndaj Irlandës në Dublin në kuadër të raundit të gjashtë dhe të fundit në Grupin B3 të UEFA Liga e Kombeve.

Kosova ka pësuar një humbje 3-0 në Dublin përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u goditën që në minutën e 26-të ndërsa Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali topin me dorë në vijën e portës, duke shkaktuar penallti të kthyer në gol nga Troy Parrott.

Aro Muriq shkaktoi një tjetër penallti në pjesën e dytë dhe Parrott dyfishoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 50-të.

Ndërkohë, në minutën e 75-të, Moylan kompletoi fitoren 3-0.

Advertisement

Kosova, me 6 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, pozicionohet në vendin e tretë në grup, do të luajë në Ligën B dhe në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Austria është renditur e para me 12 pikë, ndjekur nga Irlanda me 8 pikë. Izraeli mban vendin e fundit me 4 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat