Connect with us

Sport

EURO 2028: RMV-ja NË VAZON E TRETË – MATJAZH KEK SELEKSIONUESI I RI?!

Published

on

Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, zyrtarizohet përbërja e të gjitha vazove para tërheqjes së shortit për grupet kualifikuese për plasma në Kampionatin Evropian në vitin 2028.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut tërheqjen e shortit do ta presë nga vazoja e tretë. Maqedonia e Veriut nuk do të mund të përballet me Ukrainën, Poloninë, Izraelin, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Sllovakinë, Islandën, Skocinë dhe Kosovën.

Më 6 Dhjetor në Belfast do të tërhiqet shorti i kualifikimeve për EURO 2028 për 12 grupet.

Gjashtë grupe do të kenë me nga 5 kombëtare dhe gjashtë të tjera me nga katër.

Fituesit e 12 grupeve dhe 8 më të mirët që do të pozicionohen në vendin e dytë do të sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në Kampionatin Evropian.

Advertisement

Katër kombëtare të tjera do të shkojnë në balotazh, që do të jetë tepër specifik dhe do të varet nga suksesi në kualifikimet të katër nikoqirëve të EURO 2028 – Anglisë, Irlandës, Uelsit dhe Skocisë.

Kualifikimet nisin në Mars 2027 dhe do të zhvillohen deri në Nëntor, kurse Maqedonia e Veriut rrugëtimin e saj drejt EURO 2028, do ta nis nga Qershori, për shkak se në Mars do të zhvillojë ndeshjet e balotazhit për mbijetesë në Divizionin B të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, trajneri me përvojë slloven, Matjazh Kek, përmendet si kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar Goce Sedloskin në postin e përzgjedhësit të reprezentacionit të Maqedonisë. Disa portale sllovene sonte shkruajnë se ekziston mundësia që Kek të emërohet përzgjedhës i ri i Maqedonisë.

Spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Sedloskit nga posti i përzgjedhësit vijnë pas rezultateve të dobëta të Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

Kek aktualisht është trajner i skuadrës kroate të Rijekës. Nën drejtimin e tij, Sllovenia siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të vitit 2010, ndërsa ishte pjesë edhe e Kampionatit Evropian para dy vitesh.

Advertisement

Maqedonia e përfundon vitin 2026 pa asnjë fitore.

Në 10 ndeshje të zhvilluara, përfaqësuesja regjistroi tetë humbje dhe dy barazime, me një bilanc dëshpërues golash: vetëm një gol të shënuar dhe plot 23 të pranuar.

Sport

MUAMET DAUTI – KAMPIONI I BOTËS NË KIKBOKS PRITET SI HERO NË SHKOLLË!

Published

on

Nxënësit dhe drejtuesit e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev” në Tetovë sot në  mënyrë madhështore pritën nxënësin Muamet Dautin i cili në Kampionatin Botëror në Kikboks fitoi vendin e parë në kategorinë  -60 kg për junior, në botërorin që u mbajt në Madrid të Spanjës.

Garuesi tetovar i sporteve të arteve marciale nxënësi i Shkollës Fillore “Goce Dellçev”  të Tetovë, Muamet Dauti, ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e sportit, duke u shpallur KAMPION BOTE NË KICKBOXING, në kampionatin ndërkombëtar të ISKA-s, të zhvilluar në Madrid të Spanjës ku kanë marrë pjesë mbi 1.500 garues nga 57 vende të botës .

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë me 20 garues, ndërsa nxënësi tetovar Muamet Dauti ka dalë kampion bote në kategorinë -60 kilogram për junior.

MUAMET DAUTI – Fitues i medaljes së artë

“Shumë mirë ndihem . Mora vendin e parë. Falënderoj profin tim dhe familjen”

Advertisement

Të emocionuar dhe krenarë u shprehën edhe trajneri Naim Samiu dhe arsimtari i  edukatës fizike, Hekuran Xheladini.

NAIM SAMIU – Trajner

‘’Ishte  një kampionat botërorë, ku përafërsisht morën pjesë  mbi 1500 garues  nga  57 shtete nga e gjithë bota., Na si klub  morëm pjesë me  15 nxënës, po ashtu  kishte edhe nxënës nga Kërçova nga klubi Uskana, Ne si shtet morëm pjesë me 20  garues  dhe arritëm 2 vende të para , 2 të dyta dhe  3 të treta.  Vendin e parë për  junior e fitoi Muamet Dauti në kategorinë -60 kg’’.

HEKURAN XHELADINI – Arsimtar

‘’Unë si arsimtar i Edukatës fizike ndihem shumë krenar për Muametin. Bile  kur e  pamë nëpërmjet mediumeve  se nxënësi i shkollës tonë Muameti është shpallur kampion  në Kik Boks . Është një  meritë shumë e madhe një angazhim i madh i  tij , i prindërve  të tij, trajnerit të tij Naimit. Shpresojmë që në të ardhmen ta shohim në rangjet më të larta botërore dhe të ketë majet e sukseseve’’

Advertisement

Për këtë sukses të madh të Muamet Dautit, Drejtoria e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev’’, organizoi pritje madhështore për nxënësin e tyre në sallën e sportit ku krahas nxënësve të pranishëm ishin edhe stafi drejtues i shkollës.

BETI NIKLEVSKA – Drejtore SH.F ‘’Goce Dellçev’’

‘’Jam e lumtur dhe krenare  që në shkollën tonë  kemi Kampion Botërorë  në boks, Gjithësesi  se krenohemi me  atë. Jo vetëm  familja re tij  por  edhe  si shkollë jemi krenar . Për  të arritur  këtë sukses  do të thotë shumë. Para se gjithash duhet sakrificë, disiplinë, motivim E gjithë kjo ekziston  tek kampioni ynë botërorë  Muamet Dauti’’.

SERMIJETE IDRIZI – Ndihmës Drejtore

‘’ Sot kemi një arsye të veçantë për të  qenë krenar., për shkak se  sot flasim për një sukses jashtëzakonisht të madh, i  cili sukses e radhiti në vendin e parë në nivel botërorë nxënësin e shkollës tonë në Boks. Shkolla  nuk është një vend ku jepet vetëm njohuri , Këtu në shkollë zbulohen  dhe zhvillohen talente të ndryshme. Dhe mbi të gjitha  jemi krenar për shkak se ky çmim nuk e bënë të nderuar vetëm Muametin  dhe familjen e tij por edhe neve  si shkollë  dhe mbarë komunitetin tonë për shkak  se është një e arritur Historike’’

Advertisement

 Ashti si Muamet Dauti edhe shumë talentë tjerë në sporte të ndryshme duhet  të përkrahen, pasi me sukseset e tyre na bëjnë krenar të gjithëve./ TV KOHA /

Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË-RAJONI I 6-të: DRITA E BOGOVINËS  S`KA TË NDALUR!

Published

on

Dy fitore të ekipeve  vendase  dhe  tre të atyre  mysafire me  gjithësejt  22 gola të shënuar është epilogu  I pesë ndeshjeve  të xhiros së 11-të në Ligën e tretë Rajoni 6-të. Ndeshja  Dobroshti – Jehona  është anuluar  pë datën 18 nëntor. 

Lideri në renditjen e tabelës Drita e Bogovinës fuqishëm rrugëton drejt realizimit të projektit  për kualifikim në një rang më lartë.

Drita të dielën në transfertë  mundi  0-2 ekipin e Xhepçishtit.  Autor i dy golave për ekipin mysafirë ishte kapiteni Brendim Rushiti.

 Fitore të rëndësishme  në  transfertë ka  regjistruar Reçica 2-1 kundër Korabit në Dibër, ndërsa Liria e Zhelinës  me  rezultat të thellë  6-3 ka  mundur  Gradecin.

Dy përballjet tjera të kësaj jave kanë përfunduar me fitore të vendasve .

Advertisement

Gostivari mundi 1-0 ekipin e Cetinskës, ndërsa Vardari i Bërvenicës mundi 4-2 Skënderbeun.

Ndeshja Dobroshti – Jehona është anuluar për më 18 nëntor.

Tabelën e kryeson Drita me 28 pikë, para Dobroshtit që ka 22 pikë dhe një ndeshje  më pak dhe  Gostivari në pozitën e tretë me  21 pikë.

Rezultatet;

Xhepçishti  – Drita  0-2

Advertisement

Gostivari – Cetinska 1-0

Vardari – Skënderbeu  4-2

Gradeci – Lirija  3-6

Korabi – Reçica  1-2

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E KOMBEVE: SHQIPËRIA MUNDI BJELLORUSINË DHE NGJITET NË LIGA “B”

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë me fitoren 2-0 kundë Bjellorusisë në transfertë  ka  siguruar zyrtarisht  promovimin në Ligën B, si dhe play-offin e “Euro 2028”.

Shqipëria e mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin 1 të Ligës C në kuadër  të UEFA Liga së Kombeve.

Kuqezinjtë mbrëmë në Hungari kanë mposhtur Bjellorusinë  2-0, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u ngjitur në Ligën B pas një rrugëtimi  prej  pesë  fitoreve  dhe  një disfate.

Nw sfidën kundër Bjellorusisë skuadra kuqezi arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një sukses të rëndësishëm, me dy gola të shënuar nga Rey Manaj dhe Elseid Hysaj, të cilët vulosën fitoren ndaj bjellorusëve.

Kjo ndeshje kishte një rëndësi të veçantë edhe për Rey Manajn. Sulmuesi realizoi golin e tij të 15-të me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke kaluar Alban Bushin në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Advertisement

Manaj ngjitet kështu në vendin e dytë të kësaj renditjeje, duke pasur tashmë vetëm një emër përpara: Erjon Bogdanin, i cili ka tre gola më shumë.

Në ndeshjen  tjetër  të këtij Grupi  Finlanda mundi 7-2  San Marinon.

Continue Reading

Më të lexuarat