Lajme nga vendi
PUBLIKOHEN PAMJE NGA AUTOSTRADA KËRÇOVË – OHËR!
Autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet përfundimit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar një video nga aktivitetet ndërtimore përgjatë trasesë.
Nikolloski theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni.
“Autostrada Ohër–Kërçovë po hyn në fazën përfundimtare! Punime intensive në një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni!”, shkroi ministri.
Ndryshe, autoritetet kanë paralajmëruar se afati për përfundimin e plotë dhe vënien në përdorim të kësaj autostradë është tremujori i parë i vitit 2027. Gjatësia e trasesë është 57 kilometra.
Kontraktori kryesor për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër është Kompania kineze “Sinohydro”, me kompaninë “Granit” si nënkontraktore.
Ky projekt infrastrukturor kushton pothuajse 600 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve tashmë është paguar.
Mesatarisht, shteti paguan 9,7 milionë euro për një kilometër autostradë.
Lajme nga vendi
Mashtrim i madh në Maqedoni: Përdorën të dhëna personale të të tjerëve për të marrë kredi të shpejta, të përfshirë edhe zyrtarë bankarë
Shtatë persona janë përfshirë në kallëzim penal për mashtrime me kredi të shpejta konsumatore në Kumanovë, me të cilat, sipas policisë, është realizuar dobi pasurore e kundërligjshme prej mbi 12,2 milionë denarësh (rreth 198.700 euro).
Pas miratimit dhe pagimit të kredive, paratë janë përvetësuar kundërligjshëm nga dy të dyshuarat, bën të ditur policia.
Në këtë rast janë përfshirë edhe pesë persona të moshës nga 27 deri në 48 vjeç, të punësuar si zyrtarë bankarë në një degë të një banke. Ata dyshohen se me keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin me mjetet e miratuara.
Në këtë mënyrë, sipas kallëzimit, dy grave u është mundësuar dobi pasurore e kundërligjshme në shumë totale prej 12.221.500 denarësh (rreth 198.723 euro).(INA)
Lajme nga vendi
NPK-Tetova vazhdon zëvendësimin e drunjëve të dëmtuar në bulevartet e Tetovës
Në kuadër të aksionit të NPK-Tetova për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbërta, kjo ndërmarrjen nën menaxhimin e drejtorit Samet Bislimi ka vazhduar me planin aksional për zëvendësimin e drunjëve të dëmtuar në bulevarde nga aksidentet dhe nga persona të pandërgjegjshëm.
“Është pjesë e planit aksional për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rregullimin e qytetit, hapsirave të gjelbërta, rrugëve, bulevardet dhe rrugicat. Janë drunjë të cilët janë thyer nga aksidentet ose janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm. Si ndërmarrje nuk po bëjmë asgjë më shumë se ajo që ju takon qytetarëve dhe ate që e meritojnë, një Tetovë të pastër dhe të rregulluar” tha drejtori i NPK-Tetova Samet Bislimi
Lajme nga vendi
Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027
Ministria e Kulturës dhe Turizmit përkujton se në vijim dhe deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:40, zgjat aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta të kulturës për vitin 2027.
Regjistrimi bëhet përmes aplikimin elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona fizikë : https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za… dhe Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona juridikë: https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za…
“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa ndihmë profesionale lidhur me aplikimet, shfrytëzuesit do të mund të kërkojnë edhe këtë vit në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, publikoi Ministria
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

